Ramush Haradinaj në një prononcim për Gazetën Express nga Sllovenia, ka thënë se autoritetet sllovene kamë reaguar ndaj një fletë arersti të Serbisë, i cili daton që nga viti 2006 dhe tash sipas tij ai do ta vazhdojë itinerarin e paraparë pasi të hiqet nga sistemi ky fletë-arrest.
“Nuk jam i arrestuar por po merr kohë pastrimi i listës nga sistemi slloven” ka thënë ai
Derisa me humor ka komentuar se gjithë kjo i ka kushtuar me humbje të avionit.
Ndërkohë, një lajm qarkulloi në mediat shqiptare se gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga policia e Serbisë ne vitin 2006.
“AAK e konsideron këtë një veprim ndërhyrje me qëllime të njëjta dhe identike si te policisë serbe, ndaj Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe udhëheqës i njohur i luftës për liriwne e Kosovës.
AAK kërkon veprim të menjëhershëm për lejimin e Haradinaj në udhëtimin e tij drejt Prishtinës, dhe e konsideron këtë ndalim tendence të qëllimshme ndaj personalitetit dhe gjithë asaj që përfaqëson Haradinaj. Fletarrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj Haradinaj janë zhvleftësuar dhe dmeantuar disa here dhe në forma të ndryshme”.
Ditëve të fundit Haradinaj ka qëndruar për vizitë në Gjermani, dhe ishte duke u kthyer për në Prishtinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/