Duma, ja pse dështoi sonte debati për Durrësin

Duma, ja pse dështoi sonte debati për Durrësin

63
0
Shares

Grida Duma ka postuar në fb një shënim përmes të cilit ben të ditur arsyet se pse debati i planifikuar sonte mes dy kandidatëve të Durrësit, nuk ishte zhvilluar.

“Sonte duhej të ishte zhvilluar një debat real midis meje dhe kandidatit tjetër për bashkinë e Durrësit në emisionin Top Show.

Por, siç i është shmangur përballjes gjashtë herë të tjera duke i anulluar në momentin e fundit, edhe sot, po në momentet e fundit, kërcënoi që nuk do të vinte në debat nëse ne shfaqnim materialet tona me foto dhe video.

Duke kërkuar po ashtu që pyetjet të ishin të paracaktuara, duke mos pasur më debat por thjesht një koperturë për frikën e Dakos për tu përballur.

Miq të mi, kam përballur debate nga më të ndryshmet politike dhe profesionale, por asnjëherë nuk më është kërkuar kushtëzim dhe censurë. Debati vlen po qe i lirë dhe jo i inskenuar”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY