Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shpallur dje se i ka ndërprerë negociatat me Greqinë në Bruksel për shkak të dallimeve të mëdha.
Kjo lëvizje befasuese e FMN-së u bë derisa Bashkimi Evropian i tha kryeministrit të Greqisë, Alexis Tsipras, që ta ndalë luajtjen e bixhozit me të ardhmen e vendit të tij, i cili gjendet në situatë të vështirë financiare dhe të ndërmarrë vendime madhore, të nevojshme për evitimin e falimentimit.
“Ka mospajtime madhore ndërmjet nesh në fushat kryesore”, tha zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice, dhe ka shtuar se “aktualisht nuk ka pasur progres në zvogëlimin e këtyre dallimeve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/