Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vale e re e emigracionit dhe varfëria rikthen rritjen e remitancave

11/06/2015
Vale e re e emigracionit dhe varfëria rikthen rritjen e remitancave
Share on FacebookShare on Whatsapp


INSTAT parashikon se popullsia në moshën kulmore të emigrimit do të rritet gjatë dhjetë viteve të ardhshëm. Balancimi pothuaj neutral i migrimit pritet të ndodhë vetëm në vitin 2030. Por ekspertët shpjegojnë se, gjithçka do të jetë në varësi të zhvillimit ekonomik të vendit në krahasim me vendet e tjera europiane. Parashikimet e momentit nuk presin që kjo të ndodhë para vitit 2031

“Çdo e keqe e ka një të mirë”.
Vala e re e eksodit, ka bërë që paratë që emigrantët dërgojnë në shtëpi të shënojnë një rritje të ndjeshme në tre muajt e parë të këtij viti (me bazë vjetore), duke u zgjeruar me rreth 24 për qind në 146 milionë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Ky “kujdes” i emigrantëve “të rinj”, lidhet edhe me varfërinë e familjeve ët tyre, që ata kanë lënë në Shqipëri, që e cila “përkthehet” në më shumë kujdes prej tyre, ëpr të justifikuar edhe emigrimin.
Që prej gjysmës së dytë të vitit të kaluar, remitancat kanë shënuar rritje duke e kthyer këtë tendencë rritëse në të qëndrueshme. Situate është krejt e ndryshme nga periudha 2007-2013, kur prurjet e emigrantëve, pasi arritën kulmin e tyre në 2007, filluan rënien e pandalshme. Kjo rënie përkonte me ciklin e emigracionit, kur pas 15 vitesh emigrantët fillojnë e shkëpusin lidhjet e tyre me vendin mëmë.
Rikthimin e tendencës rritëse, ekspertët e lidhin me valën e re të emigracionit në vend gjatë dy viteve të fundit.
Shtimi i varfërisë është një tjetër arsye që emigrantët po u dërgojnë më shumë para të afërmve.
monitor_te-ardhurat_emigrantTë dhënat e fundit për azilkërkuesit nga Gjermani bënë të ditur se vetëm në maj të këtij viti ka pasur rreth 5000 azilkërkues nga Shqipëria, të dytët në radhë pas Sirisë. Ndonëse nuk është ky kontingjenti që po dërgon tani para te të afërmit, ajo pjesë që arrin të integrohet bëhet potencial i dërgimit të ndihmës tek të afërmit që lë pas në Shqipëri.
Edhe në vitin 2014 remitancat u rritën me 8.6 për qind në raport me vitin 2013. Në vitin 2013, remitancat arritën nivelin më të ulët që nga viti 2000, kur raportohen të dhënat, me një rënie prej gati 20 për qind me bazë vjetore.
INSTAT parashikon se popullsia në moshën kulmore të emigrimit do të rritet gjatë dhjetë viteve të ardhshëm. Balancimi pothuaj neutral i migrimit pritet të ndodhë vetëm në vitin 2030, sipas INSTAT. Por ekspertët shpjegojnë se, gjithçka do të jetë në varësi të zhvillimit ekonomik të vendit në krahasim me vendet e tjera europiane. Parashikimet e momentit nuk presin që kjo të ndodhë para vitit 2031. Projeksionet tregojnë se të larguarit do të jenë 100.000 deri në 300.000 persona. Për shkak të këtij fenomeni, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2015, arriti në 2.893.005 banorë, duke pësuar rënie prej 2.942 banorësh, krahasuar me atë të 1 janarit 2014, referoi INSTAT. Popullsia në vitin 2030 pritet të pakësohet edhe 3.3 për qind, duke arritur në 2,795,523 banorë. Rezultatet e parashikimit tregojnë intensifikim të rënies demografike pas vitit 2031 për të arritur në 2.3 milionë banorë në vitin 2060.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të PE

E PLOTË/ Spiropali publikon mocionin për Shqipërinë e re që i dërgoi Ramës

16/07/2026
Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

16/07/2026
DETAJE/ Elbasan, ja personi që çoi në zbulimin e rrjetit të korrupsionit në Universitet, nga nisën hetimet

Apeli lë në fuqi arrestin për Petri Bozon

16/07/2026
EMRAT/ Arrestohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe dy zyrtare të tjera

EMRAT/ Arrestohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe dy zyrtare të tjera

16/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të PE

E PLOTË/ Spiropali publikon mocionin për Shqipërinë e re që i dërgoi Ramës

16/07/2026
Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

16/07/2026
DETAJE/ Elbasan, ja personi që çoi në zbulimin e rrjetit të korrupsionit në Universitet, nga nisën hetimet

Apeli lë në fuqi arrestin për Petri Bozon

16/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.