Gent Strazimiri : Kaligrafia e vendimit, ajo e Edi Ramës

Gent Strazimiri : Kaligrafia e vendimit, ajo e Edi Ramës

73
0
Shares

“Gjykata e Lartë nuk i zhgënjeu aspak pritshmëritë e mia!

Jam krejt dakord me secilin prej jush që e cilësoni vendimin e sotëm “një fyerje për intelektin dhe sensin e drejtësisë të shoqërisë shqiptare”, e që për më tepër këtë e bën “me arrogancë të neveritshme, haptazi dhe përkundër arsyes dhe shqisave të secilit prej individëve të kësaj shoqërie, pavarësisht nivelit arsimor, bindjes politike apo statusit social”, në “disrespekt ndaj ligjit dhe institucioneve sikur të ishte nxjerrë nga një bandë”!

Të gjithë këta elementë dëshmojnë se Gjykat e Lartë ka qenë thjesht “sporteli i shpërndarjes” së këtij vendimi, pasi kaligrafia, siç e prisja, është e Edi Ramës!

Miq të shtrenjtë që sot përpiqeni të më gjindeni pranë sikur të më ketë rënë ndonjë hall:

“Halli” nuk është i imi por i të gjithëve ne, pikërisht sepse po na e bëjnë të pajetueshëm Atdheun duke përbuzur çdo shqisë e liri tonën, të të gjithëve pa përjashtim, duke na nxjerrë kësisoj jashtë shinave të demokracisë!

Vendime të padrejta gjykatash ka dhe do të ketë gjithmonë, por specifika ndjellakeqe e këtij të sotmit, është se e ka emetuar qeveria…

Momenti zyrtar i vendosjes së një diktature nuk është ai kur qeveria shkel të drejtat e individit të parë, as kur vret padrejtësisht individin e parë… Momenti zyrtar i vendosjes së një diktature, është momenti kur qeveria nxjerr vetë një vendim gjykate!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY