Bylykbashi ofron marrëveshjen për inkriminimin. Luan Rama: PD është njësoj si ne

Bylykbashi ofron marrëveshjen për inkriminimin. Luan Rama: PD është njësoj si ne

60
0
Shares

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashki përshëndeti në emër të Partisë Demokratike, mbështetjen e madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadori Donald Lu, si dhe partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë i japin procesit të dekriminalizimit të politikës në tërësi dhe zgjedhjeve vendore në veçanti, ndërsa ftoi mazhorancën të nënshkruante marrëveshjen që PD ka propozuar.

Partia Demokratike ka denoncuar me fakte të pakundërshtueshme se në këto zgjedhje garojnë kandidatë me rekorde të tmerrshme kriminale dhe ka kërkuar e kërkon prej dy muajsh nga dyshja Rama Meta zbatimin e rezolutës së 24 dhjetorit për dekriminalizimin e kandidaturave të 21 qershorit dhe të politikës në përgjithësi, tha Bylykbashi.

Sipas tij kjo marrëveshje mundëson verifikimin e kandidatëve të dyshuar, dhe nëse rezultojnë me rekorde të rënda kriminale apo refuzojnë të verifikohen, përjashtimin e këtyre kandidatëve nga kandidimi.

Fill më pas deputeti i LSI-së, Luan rama ka deklaruar se LSI denoncon dhe dënon më forcë papërgjegjshmërinë dhe dy standardet që aplikon lidershipi i Partisë Demokratike, që ndërsa nga njëra anë flet për dekriminalizimin, nga ana tjetër kandidon dhe përfaqësohet edhe në zgjedhjet lokale në të cilat ne jemi, tek individë të inkriminuar, tek individë me rekorde kriminale. Madje në karshillëk të plotë, në kundërvënie të plotë edhe me këshillat e partnerëve ndërkombëtarë, ka kandiduar njerëz me rekorde kriminale madje të dënuar nga gjykata për shkak të veprimtarisë së tyre kriminale dhe në shkelej të ligjit, tha Luan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY