Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

76 kryebashkiakë të rrjetit B40 në mbështetje të Imamoglu dhe Veliajt për paraburgimin pa afat

28/01/2026
76 kryebashkiakë të rrjetit B40 në mbështetje të Imamoglu dhe Veliajt për paraburgimin pa afat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rrjeti B40

76 kryebashkiakë të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 kanë reaguar me një letër të përbashkët, ku shprehin shqetësimin e tyre për mbajtjen në paraburgim pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në letrën solidarizuese, kryebashkiakët theksojnë se janë “thellësisht të shqetësuar për shfaqjen e një trendi të rrezikshëm që kërcënon demokracinë vendore në Ballkan dhe në botë”, duke e cilësuar paraburgimin pa afat si një praktikë që minon parimet demokratike.

“Pavarësisht përkatësive tona të ndryshme politike, ne jemi të bashkuar në ngritjen e alarmit për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj”, thuhet në letër.

Sipas tyre, largimi nga detyra i zyrtarëve të zgjedhur pa një vendim përfundimtar “nuk është drejtësi”, por një cenim i drejtpërdrejtë i vullnetit të qytetarëve. Kryebashkiakët i referohen edhe raportit të tetorit 2025 të Komisionit të Venecias, i cili paralajmëron se paraburgimi i kryetarëve në detyrë përbën rrezik serioz për qeverisjen demokratike.

“Kur paraburgimi zbatohet pa afat, qytetarët privohen nga përfaqësimi dhe përfaqësuesit e zgjedhur mënjanohen pa një procedurë të rregullt ligjore”, nënvizohet më tej.

Në letër sqarohet se nënshkruesit nuk kërkojnë imunitet dhe as nuk komentojnë akuzat, por bëjnë një thirrje parimore: “T’i jepet fund paraburgimit pa afat dhe t’u lejohet kryetarëve të presin në liri procedurat ligjore, duke ushtruar njëkohësisht mandatet e besuara nga qytetarët”.

Në përfundim, kryebashkiakët e rrjetit B40 u bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse të respektojnë standardet evropiane dhe të mbrojnë demokracinë vendore, duke garantuar legjitimitetin e mandateve të zgjedhura. a.b

Po ndodh

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

25/08/2026
Hajduti i motoçikletave në Tiranë, policia operacion për kapjen e tij

Motori përplaset me bordurën në Golem, humbin jetën dy persona

25/08/2026
EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

24/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

25/08/2026
Hajduti i motoçikletave në Tiranë, policia operacion për kapjen e tij

Motori përplaset me bordurën në Golem, humbin jetën dy persona

25/08/2026
EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.