Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD kërkon imunitetin e Kokëdhimës në Kushtetuese

29/05/2015
PD kërkon imunitetin e Kokëdhimës në Kushtetuese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike dërgon në Kushtetuese kërkesën ëpr heqjen e imunitetit, për deputetin Koço Kokëdhima.
Në një njoftim zyrtar, PD bën të ditur se, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (më shumë se 1/10 e anëtarëve të Kuvendit), në zbatim të Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores së Kuvendit, në përputhje me nenet nenet 4, 7, 70, 71, 124, 131/e dhe 134/c, të Kushtetutës, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për Kundërshtimin e vendimin nr. 48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mos-dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të Koço Kokëdhima” dhe konstatimin e anti-kushtetutshmërisë së këtij vendimi: Konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën si dhe interpretimin e nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
“Vendimi i Edi Ramës dhe Ilir Metës për të marre në mbrojtje shkelësin e Kushtetutës dhe për t’ia fshehur atë drejtësisë është rast i paprecedent në këto 24 vite të parlamentit dhe demokracisë. Nëse Kuvendi bëhet mburojë për deputetët që shkelin Kushtetutën dhe ligjin, atëherë nga organi më i lartë i përfaqësimit të popullit, shndërrohet në organin më të lartë të mbrojtjes së interesave të Koço Kokëdhimës dhe bizneseve të tij. Ky është fundi i demokracisë dhe i kushtetutshmërisë në vend”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Për PD-në, ishte në detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe legjislacionin e miratuar nga vetë Kuvendi, duke paraqitur dhe miratuar mocionin për dërgimin e çështjes për shqyrtim pranë Gjykatës Kushtetuese, për të konstatuar papajtueshmërinë në ushtrimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
“Në këtë rast Kuvendi ishte i detyruar që të ndjekë standardin kushtetues dhe precedentin parlamentar të rastit ‘Beqaj’, të provuar edhe nëpërmjet vendimit nr. 44/2011 të Gjykatës Kushtetuese. Rasti i deputetit Koço Kokëdhima është disa herë më i rëndë se rasti i deputetit Ilir Beqaj, pasi janë me qindra rastet e përfitimit të parave nga Buxheti i Shtetit. Marrja në mbrojtje dhe fshehja nga drejtësia e deputeteve që janë miq për kokë të Kryeministrit shndërrohet në një precedent të rrezikshëm për demokracinë, pasi çdo mazhorancë në Kuvend edhe në të ardhmen mund të mbrojë deputetet e saj duke injoruar detyrimin kushtetus, dhe interesat e qytetareve”, vijon më tej njoftimi i PD-së.
Për këtë arsye PD shpreh “bindjen dhe vendosmërinë tonë të plotë që Gjykata Kushtetuese do të gjykojë për këtë çështje me paanshmëri dhe bazuar në provat dhe faktet e pakundërshtueshme të këtij dhunimi të Kushtetutës në mënyrë flagrante nga Koço Kokëdhima dhe mbrojtësi i tij personal, kryeministri Edi Rama”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.