Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KORRIDORI 8/ Për 10 minuta nga Tirana në Durrës, projekti në dorë të qeverisë

28/05/2015
KORRIDORI 8/ Për 10 minuta nga Tirana në Durrës, projekti në dorë të qeverisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni Europian konsideron, se pas nënshkrimit  të deklaratës së përbashkët  nga gjashtë kryeministrat e Ballkanit në Bruksel për projekte rajonale infrastrukturore, është  koha që të ecet përpara me planet konkrete për zbatimin e tyre. Projektet e mëdha të infrastrukturës marrin shumë kohe për t’u zbatuar, ndaj edhe projektet prirotare të rrjetit trans-europian planifikohen të realizohen brenda 2030. Por ekzekutivi europian është i gatshëm të bëjë një përjashtim për linjën hekurudhore të korridorit 8, nëse autoritete shqiptare do të prezantonin një projekt financimi dhe menaxhimi të besueshëm dhe  ku paratë e taksapaguesve do të përdoreshin në mënyre optimale. Këtë e ka shpjeguar zëdhënësi i Komisionit Europian Jakub Adamoeicz në një intervistë ekskluzive për ABC News.
jakub adamoeicz“Kur gjashtë kryeministrat e Ballkanit u takuan në Bruksel në prezencë të komisionerit Johannes Hahn dhe Violeta Bulc, ata u angazhuan për zbatimin e një liste projektesh prioritare. Tani që ne kemi rënë dakord për projektet prioritare, secili shtet duhet të filloje pa humbur kohë të financojë projektet. Sigurisht që ne, Komisioni Europian dhe Bashkimin Europian kemi disa fonde dhe instrumente për të mbështetur financimin e tyre. Së pari, bëhet fjalë për fondet e instrumentit të para-anëtarësimit, IPA, së dyti  ofrohet mbështetje nga Banka Europiane për Investimet dhe Banka Europiane për Zhvillimin dhe Rindërtimin, përmes instrumenteve financiare, kredisë,  apo asistencës teknike. Tani që është nënshkruar deklarata e përbashkët, është momenti që të ecet përpara dhe të hartohen planet konkrete për zbatimin e projekteve. Do të ishte për të ardhur keq nëse nuk ka dinamike tani. I takon autoriteteve shqiptare që të prezantojnë një plan financimi dhe një projekt-plan menaxhimi. Dhe aty është momenti kur ofrohet asistenca e BE-së”, u shpreh zëdhënësi i Komisionit Europian Jakub Adamoeicz.

Ne pamë në deklaratën e përbashkët që ka një vullnet të Komisionit Europian për të mbështetur korridorin 8, duke e përmendur veçanërisht përfshirjen e linjës hekurudhore të tij në rrjetin trans-europian. Ç’do të thotë kjo? Mund të realizohet para 2030?
“Ka një mundësi, që mund të shndërrohet edhe ne motivim. Nëse ne shohim që projektet prioritare çohen përpara me një dinamizëm ekzemplar dhe me menaxhim të forte nga autoritetet shqiptare, në këtë rast do të ketë një angazhim politik nga Komisioni që të përshpejtojë realizimin e këtij projekti. Madje ne jemi të gatshëm që t’a konsiderojmë zbatimin e linjës hekurudhore të korridorit 8 në projektet proritare për vitin 2023, pra shtatë vjet para 2030, që është afati i përcaktuar. Por kjo varet nga ajo nëse autoritetet shqiptare do të paraqesin një projekt menaxhimi të mirë, të bindshëm, që të përdorë paratë e taksapaguesve në mënyrë të përgjegjshme dhe të shfrytëzoje në mënyrë optimale të gjitha mundësitë që ofron projekti. Atëherë ne do të jemi të gatshëm që të konsiderojmë një zbatim më të shpejtë të hekurudhës. Por nuk është vetëm elementi shpejtësi më i rëndësishmi në këtë rast, por cilësia e projektit dhe rezultati. Projekti duhet të jetë i bindshëm, që të krijojë një linjë hekurudhore të re, moderne dhe ku trenat të qarkullojnë në mënyrë optimale. Por ne duam gjithashtu të shohim që mos të ketë shpenzime të jashtëzakonshme, pasi janë paratë e taksapaguesve europiane dhe mendoj, që në Shqipëri është e njëjta gjë. Taksapaguesit shqiptarë duan që paratë e tyre të përdoren në mënyrë të efektshme”, theksoi ai.
Ekzekutivi europian është i ndërgjegjshëm për shkëmbimet dhe përfitimet që ka sjellë autostrada Durrës-Kukës midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe konsideron se projektet rajonale si rrjeti hekurudhor i korridorit 8  janë ato që bashkojnë dhe transformojnë vendet e rajonit dhe i sjellin ato më pranë Bashkimit Europian. Për Komisionin, korridori 8 që kalon përmes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, nuk do të sjellë një sërë transformimesh ekonomike dhe tregtare vetëm midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, por edhe vetë brenda Shqipërisë. Pas modernizimit të linjës hekurudhore thotë zëdhënësi Adamoeicz,  do të duhen 10 minuta  për t’u zhvendosur nga Tirana në Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.