Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Halim Kosova: 24 000 vende të reja pune, ulje taksash 30 për qind për 25.451 bizneset e Tiranës

25/05/2015
Halim Kosova: 24 000 vende të reja pune, ulje taksash 30 për qind për 25.451 bizneset e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Halim Kosova, kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës premtoi sot punësimin e 24 000 personave dhe uljen e taksës deri në 30 për qind.
Gjatë një takimi të zhvilluar me qytetarët të kryeqytetit pranë lulishtes “Tre Vëllezërit Frashëri”, Kosova parashtroi disa nga zotimet e tij elektorale. Gjatë fjalës së tij, kandidati i Aleancës për Punë dhe Dinjitet ritheksoi se puna e tij do të bazohet te vullneti i qytetarëve të Tiranës dhe asnjë vendim nuk do të merret pa ta.
Doktor Halim Kosova gjithashtu u shpreh se binzeset në Tiranë kanë nevojë për një lehtësim të  barrës fiskale, me qëllim dhe rritjen e punësimit.
“Ulje deri në 30 për qind të taksave për 25 mijë e 451 bizneset e Tiranës. Filozofia ime është: më shumë para në xhepat tuaj, sepse ju dini t’i shpenzoni më mirë, ju krijoni vende të reja pune. Bashkia do të ofrojë çdo lehtësi të mundshme për biznesin, duke krijuar një sportel të vetëm për lejet e licencat e duke shkurtuar kohën për nisjen e një sipërmarrje”, tha Kosova.
Ai po ashtu tha se gjatë mandatit 4-vjeçar do të hapen 24 000 vende të reja pune.
“Ju e dini tashmë se moto jonë është puna dhe dinjiteti dhe në programin tonë punësimi mbart një peshë të madhe. Prandaj kemi vendosur të investojmë një shifër gati 15 milion euro për të nxitur punësimin dhe sipas planit tonë do të jenë rreth 24 000 të punësuar në katër vite qeverisje lokale”, tha Kosova, i cili tha se për këtë qëllim do të ulen dhe procedurat e ngritjes së një biznesi.
“Marr përsipër të ofroj çdo individi apo sipërmarrësi që hap vende të reja pune thjeshtimin e procedurave nga 4 në 1 dhe realizimin dhe përgjigjen do ta marrë në kohë rekord duke ofruar si mundësi të re ‘One stop shop’, teksa punësime te tjera do të bëhen edhe përmes ndërmjetësimit nga bashkia, ku të rinjtë do të kenë një rol primar”, nënvizoi Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Ekstradime, 3 nga Greqia në Tiranë dhe 2 nga Tirana në Romë

Arrestohen 2 persona në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Rumania i dënuari për vrasje

16/08/2026
SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.