Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasadori francez: Shqipëria jo konkurrente me fqinjët, niveli i taksave ka shumë rëndësi

25/05/2015
Ambasadori francez: Shqipëria jo konkurrente me fqinjët, niveli i taksave ka shumë rëndësi
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Nga kontaktet që ne kemi me ndërmarrjet franceze, më duket, pikë së pari, niveli i taksave ka shumë rëndësi, sidomos kur vende të tjera të rajonit ofrojnë tarifa fiskale më avantazhuese…”

Është i drejtpërdrejtë ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi, kur flet për ecurinë e investimeve franceze në Shqipëri dhe pengesat kryesore të të bërit biznes. Por, ai është optimist lidhur me perspektivën e investimeve franceze, ndërsa shpreson nw adoptimin dhe aplikimin e tre ligjeve të rëndësishme, njëri mbi projektet strategjike, tjetri mbi zonat e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik dhe i treti mbi turizmin.
I pyetur, a është Shqipëria konkurrente me fqinjët e saj (Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, etj…), ambasadori Bernard Fitoussi, përgjigjet “Jo. Një analizë e strukturave ekonomike të këtyre vendeve tregon se secili ka avantazhe të krahasueshme dhe të veçanta. Për shembull, disa prej vendeve që ju citoni propozojnë taksa më avantazhuese. Por Shqipëria, nga ana e vet, ka një pozicion gjeografik të mirë, pasi ka dalje shumë të mirë në det. Qeveria ka deklaruar se do të adoptojë së shpejti tre ligje të rëndësishme, njëri mbi projektet strategjike, tjetri mbi zonat e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik dhe i treti mbi turizmin. Të shpresojmë që këto ligje jo vetëm të adoptohen,por mbi të gjitha të aplikohen, për t’ju përgjigjur nevojave të investitorëve shqiptare dhe të huaj.
Duke folur për faktorët kryesorë që investitorët marrin parasysh para se të vijnë në Shqipëri (klasifikojini sipas rëndësisë; ambienti i të bërit biznes, niveli i taksave; korrupsioni, pozicioni gjeografik etj…), ambasadori francez vlerëson se, “nga kontaktet që ne kemi me ndërmarrjet franceze, më duket, pikë së pari, niveli i taksave ka shumë rëndësi, sidomos kur vende të tjera të rajonit ofrojnë tarifa fiskale më avantazhuese.
Do të citoja së dyti, mbrojtjen nga korrupsioni: asnjë ndërmarrje franceze nuk do të marrë “riskun e reputacionit” që do të kishte të bënte me aplikimin e praktikave kriminale. Një rast korrupsioni do te bënte që shoqëria në fjalë të humbiste shumë në termat e imazhit të saj, sidomos në tregje ekzigjente si tregu i BE apo SHBA. Do të ishte e padrejtë të mohohen përpjekjet e rëndësishme që kanë ndërmarrë autoritetet shqiptare për të luftuar korrupsionin, por përpjekjet duhet të thellohen më tepër.
Së fundmi, në vend të tretë, do të citoja pozicionin gjeografik:Shqipëria, vetëm, është një treg i vogël, por, nëse marrim në konsideratë tregun me popullsi shqipfolëse, sikurse edhe të konsiderohet gjithë rajoni i Europës Juglindore, Shqipëria mund të jetë pikënisje për një investitor i cili do të donte të penetronte një treg të ri, me karakteristika europiane dhe afër qendrave ekonomike të BE, si dhe afër tregjeve të Lindjes së Afërme dhe të Mesme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.