Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rregullorja e re, si merret një leje ndërtimi dhe si mund të kryhen punime pa leje në shtëpi

22/05/2015
Rregullorja e re, si merret një leje ndërtimi dhe si mund të kryhen punime pa leje në shtëpi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren e re të zhvillimit të territorit, ku përcakton qartësisht procedurat e aplikimit për leje ndërtimi, si dhe mënyrën si do merren në shqyrtim e do miratohen nga autoritetet vendore.
Sipas kësaj rregullore, asnjë punim ndërtimi nuk do të mund të kryhet në territorin shqiptar pa lejen e autoriteteve përkatëse, me përjashtim të ndërhyrjeve të vogla për mirëmbajtje të zakonshme: rifreskimi i lyerjes, suvasë, dyerve, zëvendësimi i hidro-sanitareve apo vendosja e tendave.
“Njësitë bazë të qeverisjes vendore, në ushtrimin e autonomisë së tyre, mund të miratojnë rregullore vendore të kontrollit të zhvillimit për të disiplinuar veprimtarinë ndërtimore në territorin e tyre administrativ. Këto rregullore përmbajnë rregullat, kushtet dhe mënyrën e ndërtimit, në mënyrë të veçantë, respektimin e dispozitave tekniko-estetike, higjieno-sanitare dhe të sigurisë së objekteve, në çdo rast në përputhje me dispozitat e kësaj rregulloreje”, thekson rregullorja e re.
Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe procedurat e aplikimit për leje ndërtimi si dhe formularin përkatës që duhet të paraqitet te njësitë vendore për miratimin e saj. Kërkesa për leje ndërtimi paraqitet për shqyrtim përmes ngarkimit on-line të saj dhe dokumentacionit shoqërues në portalin përkatës, sipas procedurës së përcaktuar në të, ose përmes depozitimit të saj dhe të dokumentacionit shoqërues pranë sportelit të shërbimit.
“Autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës verifikon nëse dokumentacioni është i plotë brenda 5 ditëve nga paraqitja e tyre. Brenda këtij afati shqyrton identitetin e nënshkruesit dhe faktin nëse është personi i legjitimuar për të paraqitur kërkesën; plotësimin e plotë dhe të saktë të të gjitha të dhënave të detyrueshme të kërkuara në formular; paraqitjen e të gjitha dokumenteve shoqëruese të detyrueshme; pagesën e tarifës së shërbimit/aplikimit”, përcakton rregullorja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Dosja Balluku, kontrolle në prona, kompani e banesa në Tiranë dhe Durrës

30/07/2026
EMRAT/ Kryeprokurori Llalla komandon katër drejtues të rinj në prokuroritë e rretheve

Dy emra në garën për Prokuror të Përgjithshëm

30/07/2026
Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Dosja Balluku, kontrolle në prona, kompani e banesa në Tiranë dhe Durrës

30/07/2026
EMRAT/ Kryeprokurori Llalla komandon katër drejtues të rinj në prokuroritë e rretheve

Dy emra në garën për Prokuror të Përgjithshëm

30/07/2026
Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.