Gjenevë, shqiptarët protestë para OKB-së, kërkojnë hetim ndërkombëtar për “Kumanovën”

Gjenevë, shqiptarët protestë para OKB-së, kërkojnë hetim ndërkombëtar për “Kumanovën”

60
0
Shares

Qindra shqiptarë protestuan sot në solidarizim me Kumanovën me moton kundër terrorit maqedonas ndaj vendbanimit shqiptar.
Protesta nisi rreth orës 14.00 para Pallatit të OKB-së në Gjenevë , ku qindra protestues mbanin parrulla dhe flamuj kombëtar.
Në emër të Shoqatave shqiptare në Zvicër, Vaxhid Sejdiu u ka kërkuar institucioneve ndërkombëtare hetim të pavarur ndërkombëtar për ngjarjen e Kumanovës, si dhe ngjarjet e tjera të ndodhura në vendbanimet shqiptare.
Në përfundim të protestës paqësore, ata dorëzuan një letër OKB-së në Gjenevë, duke i kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon, që të marrë masa urgjente për të ndaluar dhunën dhe terrorin e ushtruar nga forcat maqedonase mbi popullsinë shqiptare.
“Ne kërkojmë hapjen e një hetimi ndërkombëtar, për të ndëshkuar aktorët e dhunës dhe masakrës në Kumanovë. Prandaj, kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, për të marrë këtë çështje në dorë dhe për të sjellë para drejtësisë, para Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së në Hagë, autorët e krimeve të tilla kundër njerëzimit”,  thuhet ndër të tjera në letrën e protestuesve shqiptarë.
Në paralajmërim të kësaj proteste, Vaxhid Sejdiu u shpreh një ditë më parë në “Facebook” se “urdhërdhënësit dhe aktorët në Masakrën e Kumanovës duhet të dënohen për krime kundër njerëzimit. Askush nuk ka të drejtë me forca policore, me mjete të blinduara të shkatërroj vendbanimet shqiptare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY