Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq do të jetë në Tiranë më 27 maj për vizitë zyrtare.
Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri serb që në vitin 1993, kur Tiranën e vizitoi Kryeministri i ish-Jugosllavisë së asaj kohe. Media serbe citon këshilltarin e kryeministri shqiptar Shkëlzen Maliqi, i cili e konsideron vizitën mjaft të rëndësishme për shkak të momentit të rëndësishën të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Sipas Maliqit, të dy kryeministrat do të bisedojnë për realizimin e projekteve infrastrukturore dhe konkretisht për plotësimin e autostradës Durrës-Nish.
Dy kryeministrat u takuan vitin e kaluar në Beograd në një bisedë të tensionuar për shkak të deklaratave të kryeministrit Edi Rama që i kërkoi palës serbe njohjen e pavarësisë së Kosovës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/