Sondazhi i IPR, PS fiton në Tiranë, Erion Veliaj në avantazh 9%...

Sondazhi i IPR, PS fiton në Tiranë, Erion Veliaj në avantazh 9% ndaj Halim Kosovës

139
0
Shares

Sondazhi i parë i IPR Marketing dhe Ora News ka publikuar në Tonight Ilva Tare sondazhet e para për zgjedhjet e 21 qershorit edhe në Tiranë. Sondazhi është bazuar në shpërndarjen e popullsisë sipas censusit të vitit 2011. Në Bashkinë e Tiranës janë pyetur 1007 persona.
Sipas këtij sondazhi, Erion Veliaj, kandidati i mazhorancës fiton me 45.5 %, kundrejt 36.9 % të votave të Halim Kosovës, kandidatit të opozitës për kryetar të bashkisë së Tiranës.
Ndër kandidatët e pavarur, më shumë vota merr Gjergj Bojaxhi 12.5 % të votave, Sazan Guri 4 % dhe Arben  Tafaj 1.5 % të votave.
Edhe sipas koalicioneve, koalicioni i majtë është fitues, me 60 % të votave ndërsa kolaicioni opozitar merr 35.5 % të votive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY