Sondazhi i IPR, PD fiton në Shkodër, avantazh të thellë edhe Voltana...

Sondazhi i IPR, PD fiton në Shkodër, avantazh të thellë edhe Voltana Ademi ndaj Keti Bazhdarit

151
0
Shares

Sondazhi i parë i IPR Marketing dhe Ora News ka publikuar në Tonight Ilva Tare sondazhet e para për zgjedhjet e 21 qershorit në Shkodër. Sondazhi është bazuar në shpërndarjen e popullsisë sipas censusit të vitit 2011. Në Shkodër janë pyetur 1003 persona.
Shkodra duket se pas votës majtas në vitin 2013, do të vazhdojë të qeveriset nga e djathta. Voltana Ademi është në avantazh të thellë përballë kandidates së PS, Keti Bazhdari, respektivisht 60 % për kandidaten e djathtë dhe 40 % për kandidaten e majtë.
Bie në sy që ndryshe nga qytetet e tjera PD ka rekuperuar ndjeshëm elektoratin e humbur në Shkodër. Mbetet për tu analizuar nëse ka ndikuar kandidatja në këtë rritje.
Ndërkohë elektorati që nuk ka vendosur akoma se cilin kandidat do të votojë, është i lartë, 23.6 %.
Votat për këshilltarë do të jenë sërish të djathta ku koalicioni i djtathtë merr 55 % të votave dhe koalicioni i majtë, 43.5 %.
Vihet re që Keti Bazhdari si kandidate merr më pak vota se koalicioni që e mbështet dhe kjo mund të shpjegohet me votat e aleatëve si FRD dhe PDIU ku pavarësisht se janë në koalicionin e majtë, mund ta kenë të vështirë të bindin elektoratin e tyre, i cili është kryesisht i djathtë, që të votojnë një kandidat që vjen nga e majta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY