Shtrëngohen masat, jo tregtim karburanti pa kuponin tatimor

Shtrëngohen masat, jo tregtim karburanti pa kuponin tatimor

49
0
Shares

Të gjitha subjektet të cilët tregtojnë karburant nuk do të kenë më mundësi ta tregtojnë atë pa kupon tatimor edhe nëse kasa fiskale e tyre është me defekt.
Në një njoftim për mediat, Ministria e Financave ka sqaruar të gjitha subjektet për ndryshimin e këtij ligji, sipas të cilit tregtarët nuk mund të shesin karburant edhe kur kasa fiskale është e dëmtuar, ndërkohë që përpara ndryshimit të ligjit subjekteve u lihej tre ditë afat, duke tregtuar edhe pa kupon tatimor.
“Këshilli i Ministrave miratoi një ndryshim në Vendimin bazë mbi kasat fiskale, në të cilin u hoq rasti i prishjes së pompave të karburanteve dhe shitja për 3 tre ditë pa lëshimin e kuponëve fiskalë. Më parë, grosistëve dhe shitësve me pakicë i jepej një afat 3-ditor që të shisnin karburant pa lëshuar kupon tatimor, në rast se i prishej kasa. Pas tre ditësh, me rregullimin e kasës, duhet të hidheshin të dhënat në sistem. Në rast se defekti nuk rregullohej brenda tre ditësh, ndalohej shitja e karburantit”, thuhet nw njoftimin e Ministrisë së Financave.
Sipas Ministrisë së Financave, praktika e ndjekur më parë, duke i lënë 3 ditë kohë sillte abuzime nga ana e tregtarëve.
“Kjo dispozitë është keqpërdorur dhe abuzuar nga grosistët, të cilët shisnin shpesh 3 ditë pa lëshuar kupon, nën justifikimin e prishjes së kasës. Më datë 29 prill, Këshilli i Ministrave e ndryshoi këtë pikë duke hequr ‘3 ditëshin’. Në rast se prishet kasa, ndalohet shitja e karburantit. Konkretisht: Kur dispenseri ose pajisja fiskale difektohet dhe del nga regjimi automatik, disp enseri nuk mund të punojë dhe subjekti nuk mund të shesë pa kupon tatimor deri në momentin e asistimit nga shoqëria e autorizuar që ky subjekt ka një kontratë mirëmbajtje. Koha e gjatë për 72 orë deri në momentin e rregullimit të pajisjes fiskale jepte shkas për abuzim, duke tregtuar karburant pa kupon tatimor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY