Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për t’i bllokuar llogaritë bankare dhe pronat e politikanëve maqedonas nga të gjitha nivelet e pushtetit, si dhe të një numri të madh biznesmenësh të afërt me pushtetin, për të cilët ekzistojnë dyshime për krime dhe korrupsion, lajmëroi portali maqedonas “Ohridsky”
Një diplomat i lartë amerikan ka konfirmuar lajmin, duke shtuar se rekomandim për të vepruar në mënyrën e njëjtë i është dhënë edhe Brukselit, respektivisht të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Bllokimi i llogarive dhe pronave të krerëve të politikës dhe biznesit në Maqedoni, sipas të njëjtit burim, do të zgjasë deri sa në vend të krijohet klimë stabile politiko-ekonomike dhe “deri në lirimin e organeve gjyqësore nga kthetrat e politikanëve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/