Qeveria i rrëmben KLD-së vlerësimin e gjyqtarëve

Qeveria i rrëmben KLD-së vlerësimin e gjyqtarëve

48
0
Shares

Projektligji parashikon që çdo gjyqtar vlerësohet së paku një herë në 3 vjet. Kryetari i gjykatës vlerësohet së paku një herë në 4 vjet, sipas kritereve dhe procedurave të parashikuara në këtë ligj. Në çdo rast veprimtaria e tij vlerësohet brenda kohëzgjatjes së mandatit, por jo më vonë se 3 muaj nga mbarimi i mandatit të tij

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për propozimin e projektligjit “Për sistemin e vlerësimit të veprimtarisë së gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”. Ndërsa deri tani, këtë vlerësim e bënte KLD-ja nëpërmjet inspektorëve të saj, pas miratimit të tij, vlerësimi i punës së gjyqtarëve  “rrëmbehet” nga qeveria, nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë.
Sipas relacionit, mësohet se, qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i veprimtarisë së gjyqësorit në tërësi, duke promovuar cilësinë dhe eficiensën në dhënien e drejtësisë nëpërmjet vlerësimit të aftësive profesionale dhe etike të veprimtarisë së gjyqtarit.
Ndërsa synimi i këtij ligji është të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme aftësitë dhe kapacitetin e gjyqtarëve, duke përcaktuar standarde të qëndrueshme për cilësinë dhe sasinë e veprimtarisë së gjyqtarëve.
Objektivat e këtij ligji janë përcaktimi i parimeve, kritereve dhe procedurava për vlerësimin profesional dhe etik të gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit.
Projektligji i miratuar nga Qeveria, sipas Ministrisë së Drejtësisë, siguron zhvillimin e karrierës bazuar në meritokraci dhe kritere objektive.
Projektligji parashikon që çdo gjyqtar vlerësohet së paku një herë në 3 vjet. Kryetari i gjykatës vlerësohet së paku një herë në 4 vjet, sipas kritereve dhe procedurave të parashikuara në këtë ligj. Në çdo rast veprimtaria e tij vlerësohet brenda kohëzgjatjes së mandatit, por jo më vonë se 3 muaj nga mbarimi i mandatit të tij.
Sipas ministrisë së Drejtësisë, projektligji iu nënshtrua fazës së konsultimit me të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë, grupet e interesit, si dhe me ekspertë vendas dhe të huaj.
“Ky projektligj është një ndër masat e kërkuara në kudër të Prioritetit nr. 2 të Udhërrëfyesit për zbatimin e reformave të nevojshme për 5 prioritetet kyçe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë fazës përgatitore të këtij projekt-akti, Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunuar ngushtësisht me aktorët e përfshirë në procesin e vlerësimit, përvoja e të cilëve ka qenë një vlerë e shtuar gjatë hartimit. Për këtë qëllim u ngrit një grup i përbashkët pune me përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Unioni i Gjyqtarëve, kryetarë gjykate, gjyqtarë si dhe përfaqësues të misionit të BE Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri (EURALIUS IV), që kanë asistuar në çdo fazë të hartimit të tij. Projektligji iu nënshtrua fazës së konsultimit me të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë, grupet e interesit, si dhe me ekspertë vendas dhe të huaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY