Përgjimi nr.31, Zaev: Mijallkov-Xhaferri zgjidhin probleme biznesi

Përgjimi nr.31, Zaev: Mijallkov-Xhaferri zgjidhin probleme biznesi

52
0
Shares

Opozita maqedonase publikoi sot materiale të tjera të përgjimeve, ku sipas liderit të saj Zoran Zaev shpalosen bizneset e pista mes VMRO-DPMNE dhe BDI. Në këto biseda protagonistë janë Musa Xhaferri i BDI-së dhe shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov. Xhaferri i kërkon tërheqjen e disa aparateve për pika karburanti, të konfiskuara nga policia.

Në biseda flitet për mbrojtjen dhe mbulesën e sjelljeve të paligjshme, por edhe për ndarjen e bizneseve të ndryshme, ku bëhet fjalë për tender shumëmilionësh në vitin 2011 për nxjerrjen e qymyrit, projekt me vlerë prej 20 milion eurosh.

Nga bisedat telefonike të publikuara dëshmohet se edhe Gruevski me paratë e Ministrisë së Brendshme ka blerë për vete veturë të tipit “Mercedes” në vlerë prej 575 mijë eurosh.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY