Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nishani kërkon rritje të investimeve turke në Shqipëri

13/05/2015
Nishani kërkon rritje të investimeve turke në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti Nishani tha sot në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin turg Erdogan se ka ende hapësira për investimet turke në vendin tonë. Sipas Kreut të Shtetit shqiptar, sipërmarrësit turq mund të rrisin praninë e tyre në Shqipëri në sektorë si energjia, bujqësia, logjistika, etj.
Raportet mes dy vendeve tona shtrihen në fusha të gjera e të ndryshme, të konsoliduara tashmë. Bashkëpunimin tonë e lidh 89 marrëveshje, memorandume e traktate në fusha të ndryshme. Për 2014 Turqia zë vendin e 4 si partner ekonomik e tregtar për Shqipërinë, tha Nishani.
Në Shqipëri operojnë deri më tani 296 kompani turke në fusha të ndryshme ndërsa në 5 vitet e fundit shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve tona kanë njohur rritje, dhe investimet turke kanë arritur në mbi 1 miliard dollarë. Nishani tha se u ra dakord mbi rëndësinë strategjike të projektit TAP. Fusha e transportit është një tjetër fushë prioritare e Shqipërisë dhe investimet turke janë të mirëpritura për investimet rrugore. Presidenti Nishani theksoi se fokus i bisedimeve ishin edhe ngjarjet në Kumanovë. Ai shprehu ngushëllime për jetët e humbura dhe theksoi se kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet të thellohet më tej. “Me presidentin Erdogan i kushtuam rajonit të Ballkanit Perëndimor. Duke njohur rolin kyç që Shqipëria dhe faktori shqiptar luan në këtë rajon ne u ndalëm edhe në ngjarjet shqetësuese në Maqedoni. Dua të shfrytëzoj këtë rast për të shprehur ngushëllimet e mia për jetët e humbura dhe duke dënuar dhunën, të theksoj se kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet të thellohet më tej. U bëj thirrje faktorëve ligj-zbatues të hetojë sa më parë dhe të zbardhin shpejt dhe plotësisht këtë ngjarje plot hije dhe paqartësi që ka tronditur jo vetëm Kumanovën por edhe faktorin ndërkombëtar. Po kështu bëj thirrje për frenimin menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë episod të paqartë, në burim konflikti ndëretnik, përfundoi Presidenti Nishani.
Presidenti Erdogan do të jetë i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve në Xhaminë e Namazgjasë, në prani të Presidentit Nishani. Po ashtu ai do të pritet në takime të veçanta nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.