Maqedoni, 74 vota pro dhe 4 kundër për dy ministrat e rinj

Maqedoni, 74 vota pro dhe 4 kundër për dy ministrat e rinj

50
0
Shares

Me 74 vota pro dhe 4 kundër Kuvendi zgjodhi ministrat e rinj, Mitko Çavkov i cili do të udhëheq dikasterin e brendshëm dhe që vjen në vend të Gordana Jankullovskës si dhe Vllado Misajllovskin, për ministër të transportit dhe lidhjeve, i cili pason Mile Janakievskin.
Seanca e sotme u caktua që mbrëmë kur kryeministri Nikolla Gruevski në Kuvend dorëzoi propozim të ministrave të rinj për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Mitko Çavkov dhe Vllado Misajllovski. Paraprakisht Gruevski i pranoi dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, si dhe të drejtorit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov. Jankulloska, Janakieski dhe Mijallkov kanë dhënë dorëheqje pas akuzave të opozitës dhe publikimit të bisedave të përgjuara telefonike dhe krizës së shkaktuar politike në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY