Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush është Harun Aliu, njeriu që frymëzoi luftën e Kumanovës

13/05/2015
Kush është Harun Aliu, njeriu që frymëzoi luftën e Kumanovës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Harun Aliu, një ndër komandantët më të rëndësishëm të UCK, ishte emri që u përmend në zanafillën e betejës së Kumanovës. Ai u vra në periferi të Shkupit nga policia maqedonase më 12 maj 2010 sëbashku me 2 miq të tij, ndërkohë që ndiqej prej saj pas një dënimi me burg të përjetshëm nga gjykata e Shkupit.
Harun Aliu u lind më 20.maj.1971 në Hasan Beg të Shkupit ku dhe kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Damask të Sirisë me rezultate të shkëlqyera dhe merr titullin e Hafuzit. Me hapjen e UT-së 1994 ai do të ishte në brezin e parë të studentëve. Përfundoi studimet në degën Fakultetin e Filozofisë, dega Histori. Ai ishte tepër aktiv në Universitet dhe u përfshi në gjitha protestat në mbrotje të UT-së një e drejtë legjitime, shkruan Eugen Shehu, një njohës i tij.
Që vitin 1994 ai hyn në lidhje me grupet e armatosura të UCK në Kosovë dhe më pas në vitet 1995-1996-të mori përsipër organizimin dhe strukturimin e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës edhe në territorin e Maqedonisë e cila në hartën luftarake shënohej si zona e dytë operative. Komandant Kushtrimi, pseudonimi i luftës, u përfshi për një kohë të gjatë në aksione konkrete kundër policisë maqedonase si në rastin e Tetovës, Shkupit, Likovës, Kumanovës, Gostivarit e deri Prilepit.
Në pamundësi qëndrimi në Maqedoni, në vitin 1998 vjen në Shqipëri për t’u kthyer vetëm pak kohë më vonë sërish në Maqedoni. Ai njihet si një nga themeluesit kryesorë të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm. Komandant Kushtrimi, i pajisur me një edukatë të admirueshme s’kishte gjuhë e urrejtje dhe ofendimi për qytetarët e tjerë të Maqedonisë. Ishte i urtë dhe i sjellshëm por i pa kompromis për çështjen kombëtare shqiptare, shkruan Shehu. Sipas këtij të fundit, Harun Aliu ka pasur dhe dy përplasje të forta me Ali Ahmetin gajtë luftës së vitit 2001, në një rast pas betejës së Kalasë së Tetovës dhe së dyti për tërheqjen nga Haraqina.
Vetëm disa muaj pas çarmatimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, ai arrestohet nga KFOR, në Kosovë,dhe dënohet me 4 vjet burg. Kryen dënimin dhe kthehet në Shkup duke formuar një parti politike, Partinë e Alternativa Kombëtare. Në vitin 2008-të gjykata e Shkupit e dënon më burgim të përjetshëm nën akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e një polici. Më 12 maj 2010 ai bie në kurthin e policisë në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit ku mbetet i vrarë së bashku me dy miq të tij, Shaban Zenuni dhe Qemajl Fejzullahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026
Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë

Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë

23/03/2026
Ndahet nga jeta ish deputeti socialist i Peqinit

Ndahet nga jeta ish deputeti socialist i Peqinit

23/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026
Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë

Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë

23/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.