Dorëheqjet e Jankullovskës dhe Mijallkovit erdhën pas një takimi që ata kanë pasur të hënën në mbrëmje në ambasadën amerikane në Shkup, ku u janë dhënë regjistrime nga kontaktet telefonike midis përfaqësuesve të shërbimit sekret me grupin e komandant NATO dhe njerëzit e tij, shkruajnë mediat e Shkupit.
“Shqiptarë të punësuar në DSK (Shërbimi Sekret Maqedonas) kanë kontaktuar përmes telefonit me grupin, duke thënë se ata thërrasin në emër të shefit të DSK-së, dhe i aknë pyetur se çfarë kompensimi kërkojnë që të tërhiqen. Praktikisht MPB ka hyrë në bisedime me ta”, thotë burimi i Libertasit. Paralelisht me këtë, edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në marrëveshje me partnerët e koalicionit ka kërkuar ndihmë nga OSBE për të tërhequr tre persona të afërt me të që ishin pjesë e grupit, që më pas të negocion me ta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/