Ikin nga puna 650 mjekë, farmacistë dhe stomatologë

Ikin nga puna 650 mjekë, farmacistë dhe stomatologë

66
0
Shares

Rreth 650 mjekë, farmacistë dhe stomatologë do të largohen nga puna. Pas përpunimit të rezultateve përfundimtare nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim rezulton se ata kanë marrë zero kredite gjatë ciklit 5-vjeçar (2010- 2014) të ricertifikimit e për pasojë duhet të përballen me sanksionet që parashikohen në urdhrin e muajit korrik, të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Këta profesionistë rifitojnë të drejtën për t’u punësuar dhe licencuar vetëm pas dhënies së provimit të shtetit.
Shifra e mësipërme i takon personelit shëndetësor në sistemin publik dhe atë privat, ndërkohë që me sanksione do të përballen edhe rreth 1491 të tjerë profesionistë të shëndetësisë. Kjo, pasi ata nuk kanë plotësuar numrin e kërkuar të krediteve sipas ciklit të parë të ricertifikimit (150 kredite mjekët dhe 100 kredite farmacistët dhe stomatologët).
Profesionistët me më shumë se zero kredite, por më pak se limiti i kërkuar do të vazhdojnë punën, por duhet të japin provimin e shtetit brenda 6 muajve, që prej ditës kur njoftohen nga QKEV. Në të kundërt, pas 6 muajsh, edhe këtyre profesionistëve vendi i punës iu bëhet vakant dhe iu pezullohet licenca.

Me zero kredite
199 mjekë,
72 farmacistë
379 stomatologë

Nuk kanë kreditet e kërkuar
1004 mjekë
121 farmacistë
366 stomatologë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY