I kushtojmë rëndësi paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe se acarimet në Maqedoni të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe të sigurohet paqja sipas marrëveshjes së Ohrit, tha Presidenti turk Erogan nga Tirana, në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin shqiptar, Bujar Nishani. Turqia ka vuajtur shumë nga terrorizmi dhe vazhdon ende procesi i luftës tonë kundër tij që prej 30 vitesh, tha ai. E njohim faturën e kësaj lufte dhe nuk duam që këtë faturë ta paguajnë edhe të tjerë pavarësisht fesë apo etnisë. Duhet të dallojmë qartë atë që fiton nga terrori dhe atë që humbet nga terrori. Në fakt humbin të dy palët, tha Erdogan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/