Çmimi në Berat i LSI-së: 50 vota, një vend pune

Çmimi në Berat i LSI-së: 50 vota, një vend pune

57
0
Shares

LSI e ka rritur vlerën e votës në Berat, pavarësisht se atje ia del të mbledhë vota edhe pa shpërblim. Një faqe online për denoncime publike “Zalart” shkruan se kandidati për kryetar bashkie i LSI-së po premton vende pune por jo punë për qytetin.
“Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur grumbullimin paraprak te votave. Kështu, u është kërkuar mbështetësve qe te sigurojnë një liste me emrin dhe mbiemrin e personave si dhe numrin e kartës se identitetit. Rasti ne fjale ka te beje me stafe të kandidatin për Bashkinë e Beratit, Petrit Sinaj. U është kërkuar mbështetëseve te fushatës qe t’i sigurojnë një liste me te paktën 50 persona me emrat dhe numrat e kartës se identitetit, ne këmbim te një vendi pune.
Ndërkohë në demokraci vota është e fshehtë dhe nuk duhet deklaruar.
Shkëmbimi I votës me favore të tjera është blerje vote dhe vepër penale
Përdorimi i vendeve të punës në sektor publik si mall për tregti elektorale është gjithashtu shpërdorim detyre.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY