Halim Kosova ka rrëfyer jetën e tij në emisionin “Opinion” të TV Klan.
Sipas rrëfimit të tij, mësohet se nga ana e babait e ka origjinën nga Kosova ndërsa nga ana e nënës, origjinën e ka nga Dibra. Nga rrëfimi i doktor Halimt, mësohet se në fillim të viteve 1900, familjet e babait dhe nënës së tij kishin emigruar në drejtim të Tiranës.
Më pas, Halim Kosova ka trgeuar se ai, si edhe babai i tij kishin lindir në Tiranë.
Pas shkollës 8 vjeçare dhe të mesme ai tregoi se si e zgjodhi degën e mjekësisë.
“Unë kam dashur të studiojë për inxhinieri. Kjo dëshirë ishte deri në fund të vitit të katërt, praktikisht deri në fund të shkollës së mesme. Qëlloi që në atë vit u sëmur gjyshja ime dhe nga një paralizë nuk lëvizte nga krevati. Çdo ditë, rreht orës 17.00 kujtoj se vinte një mjek që e vizitonte gjyshen, tregon Kosova. Në orën që vinte shihja se si të gjithë në shtëpi viheshin në lëvizje për të sistemuar dhe rregulluar shtëpinë, sepse e shihnin dhe e repsektonin mjekun, sikur të ishte zoti. Atëherë vendosa të studioja për mjekësi”, rrefen doktor Halim Kosova.
Më pas pjesë e rrëfimt të tij është pjesa e specialsizimit, ku ai tregoi se zgjodhi Obstetrik-Gjinekologjinë, ndër dy alternativa, ku alternativa tjetër ishte Pediatria.
Duke rëfyer për specializimet, doktor Halim Kosova ka treguar më tej se pas përfundimit këtu, vijoi specilizimet në Romë dhe pastaj karrierën mjekësore në Tiranë.
“Nga 1991 deri në 1998, kam punuar si mjek në maternitet. Në 25 dhejtor 1998, pas këmbënguljes së ministrit Leonard Solis, pranova të merrja përgjegjësinë e drejtorit të maternitetit”, tregon Halim Kosova.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/