Halim Kosova: Berisha më ftoi në politikë, Basha më ofroi kandidaturën për...

Halim Kosova: Berisha më ftoi në politikë, Basha më ofroi kandidaturën për Tiranën, kam pasur oferta edhe nga Rama

159
0
Shares

Halim Kosova, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës ka vijuar në rrëfimin e tij në emisionin “Opinion” të TV Klan, për marrëdhëniet e tij me politikën dhe emra të përveçëm të saj.
Angazhimi me PD-në për Kosovën nuk ishte i rastësishëm, por pjesë edhe e bindjeve të tija.
Më pas ka rrëfyer marrëdhëniet me Sali Berishën, me të cilin ka apsur njohje të hershme që kur ai ishte student dhe Berishën e kishte petagog.
“Me Sali Berishën jam njohur në Fakultetin e Mjekësisë, kur e kisha edhe petagog. Më pas kam ruajtur raporte miqësore me atë”, tregoi Kosova.
Duke u ndalur te hyrja në politikë, ai trgeoi se ftesa i erdhi pikërisht nga Sali Berisha, shumë më herët se vitit 2013, saktësiht në vitin 2005.
“Në vitin 2005 Berisha më ftoi disa herë në zyrë dhe më propozoi të kandidaoja për deputet nën siglën e PD-së. E refuzova. ‘Profesor, i thashë, të lutem mos më hiq nga zanati se e kam pasion’. Më thirri përsëri më vonë, në kohën e zgjedhjeve lokale dhe më ofroi të kandidoja për këshillin bashkiak të Tiranës, ku edhe më ofroi edhe mundëisnë për kryetar të këtij këshilli. Sërish e refuzova, rrëfen Kosova, duke e lënë të hapur, mundëisnë e akitivizimit në politikë. ‘Po të kesh nevojë për mua, më ke gati’, i thashë’”, vazhdon rrëfimin doktor Halimi.
Angazhimi në politikë erdhi në vitin 2013.
“Në vitin 2013 me thirri përsëir Berisha dhe e takova në zyrën e tij, ku më ofroi postin e ministrit të Mjekësisë, sepse sistemi shëndetësor kishte nevojë për një ndërhyrje. Nuk e zgjata, pranova menjëherë”, tregon Halim Kosova.
Kandidimi dhe pranimi për garën e Tiranës, si propozim Halim Kosovës, mësohet se ju bë nga Lulzim Basha, kreu i PD-së.
“Isha në dijeni se emri im ishte një mundësi për tu përzgjedhur. Një ditë, isha pranë mamasë sime se e kam të sëmurë, kur rreth orës 10.00 ra telefoni dhe më mori Lulzim Basha, i cili më këkroi ti shkoja në zyrë. Nuk kam harruar shkëlqimin e syve të Bashës kur më ofroi kandidaturën për bashkinë e Tiranës. Pranova menjëherë. Nuk kam dyshuar apo menduar për të mos e pranuar propozimin për të kandiduar për bashkinë e Tiranës. Nuk është se më erdhi e papritur”, rrëfeu Halim Kosova.
Doktor Halimi ka zbuluar edhe detaje të tjera, për propozime dhe oferta që ka apsur edhe nga krahu i majtë i politikës.
Kur u angazhova në vitin 2013, kishte socialistë që më thanë ‘çna bërë, se ne do ta çonim shëndetësinë përpara me ty’”, vijoi rrëfimin kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës.
Pjesë e rrëfimit të Halim Kosovës kanë qenë edhe marrëdhëniet me Edi Ramën, prej të cilit, sipas Kosovës, ka pasur edhe oferta.
“Me Ramën nuk është se kemi pasur miqësi. Ai ka pasur dhe ka konsideratë për mua. Jo vetëm kaq, por kam pasur propozime nga Rama për poste të rëndësishme”, tregoi Kosova, pa pranuar të flasë për propozime konkrete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY