Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FNSH-ja dhunë dhe bastisje pas takimit të PD në Malësinë e Madhe

10/05/2015
FNSH-ja dhunë dhe bastisje pas takimit të PD në Malësinë e Madhe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Takimi i Lulzim Bashës në Malësinë e Madhe, është pasuar me kontrolle të dhunshme nga efektivë të FNSH-së dhe komisariatit të policisë locale, në banesat e pjesëmarrësve në takimin e zhvilluar nga Partia Demokratike.
Duke bërë publik këtë fakt, PD e konsideron atë një presion të hapur politik kundër opozitës dhe mbështetësve të  saj.
Nëpërmjet një deklarate të saj, PD-ja “dënon ashpërsisht raprezaljen e ushtruar sot me urdhër të Edi Ramës pas takimit të kryetarit të Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe”.
Duke i kërkuar ekzekutorëve dhe urdhërdhënësve të tërhiqen mejëherë, PD pralajmëron se në të kundërt një ditë përgjegjësit do të japin llogari. PD fton insitucioneve ndërkombëtare të monitorojnë këtë përshkallëzim dhune si dhe i këkron organeve të drejtësisë të hetojnë.
“I bëjmë thirrje ekzekutorëve të këtyre urdhërave të paligjshëm të tërhiqen menjeherë nga ky dhunim flagrant i të drejtave dhe lirive politike të qytetarëve të konsakruara me Kushtetutë. Në të kundërt, i sigurojmë ata individualisht, një për një se dita kur do të japin llogari do të jetë shumë e afërt.
Partia Demokratike i bën thirrje misionit të OSBE-ODIHR, dhe përfaqësive diplomatike të BE dhe SHBA të monitorojnë nga afër këtë përshkallëzim të dhunës dhe terrorit qeveritar. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtesisë të nisin menjeherë hetimet dhe të venë para përgjegjësisë dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës policore”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Duke përfunduar deklaratën  e saj, PD shton se asgjë nuk mund ta shpëtojë Edi Ramën nga gjykimi popullor i 21 qershorit.
“Edi Rama ky burracak i pashoq i mbërthyer nga paniku i humbjes  që urdhëron dhunën e terrorin mbi opozitën përmes banditëve dhe kriminelëve dhe përmes keqperdorimit të Policisë së Shtetit e ka kot. Asgjë dhe askush nuk e shpëton dot nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor”, përfundon deklarata e PD-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Goditet drejtoresha e bashkisë së Tiranës, ende nuk dihen arsyet

BKH sekuestron materiale në Bashkinë e Tiranës, hetime për një fraksion të dosjes “Veliaj”

28/07/2026
PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

28/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmojnë 12 persona

28/07/2026
Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Goditet drejtoresha e bashkisë së Tiranës, ende nuk dihen arsyet

BKH sekuestron materiale në Bashkinë e Tiranës, hetime për një fraksion të dosjes “Veliaj”

28/07/2026
PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

28/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmojnë 12 persona

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.