Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pakënaqësi në PD, dorëhiqen kandidatët e Këshillit Bashkiak të Tiranës që janë në vende jofituese

06/05/2015
Pakënaqësi në PD, dorëhiqen kandidatët e Këshillit Bashkiak të Tiranës që janë në vende jofituese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Disa kandidatë të PD­së në Këshillin Bashkiak kanë dhënë dorëheqjen për shkak të vendeve jo favorizuese në listë.
Nga kandidatët mësohet të jetë dorëhequr Gent Minarolli, ndërsa kreu i PBK Adriatik Alimadhi, kërkon prej kreut të PD­së të rishikojë pozicionin e tij në listë ose do të tërhiqet nga marrëveshja. Prej burimeve nga PD bëhet e ditur se ka pasur dhe emra të tjerë në pjesën jofituese të listës që kanë dhënë
dorëheqjen.
Dorëheqje dhe rezervat nga kandidatët e listës së PD-së për këshillin Bashkiak të Tiranës, vijnë pak orë pas publikimit të kësaj liste, ndërkohë që partitë politike kanë depozituar të hënën, deri në orët e vona të mbrëmjes, listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, por edhe ato të kandidatëve për bashkitë kryesore. Partitë e kryesore kanë depozituar në KQZ listat e kandidatëve vetëm për 10 bashkitë kryesore, që me ndarjen territoriale kanë më shumë se një komision zonal të administrimit të zgjedhjeve (KZAZ). Por burime nga partitë politike bëjnë me dije se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë “prenotuar” vetëm datën e regjistrimit dhe numrin e protokollit, pasi listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë po diskutohen ende dhe po shikohen për të bërë të mundur zhvendosjen e kandidatëve në renditje.
Të hënën, deri në orët e vona të mbrëmjes, Partia Demokratike nuk kishte hartuar ende listën përfundimtare të këshilltarëve bashkiakë të Tiranës, dhe ajo formalizuar vetëm dje në mëngjes. Ndërkohë që listat e këshillave për bashkitë e tjera nga dy forcat politike po rishikohen sërish. Sipas Kodit Zgjedhor, afati i fundit ishte data 4 maj deri në orën 00:00 të mbrëmjes.
Por duket se forcat kryesore kanë rënë dakord me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të plotësuar dhe rikorrigjuar në një kohë të dytë listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë në 61 bashkitë e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

17/04/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

17/04/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.