Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ngjarja në Kukës, pezullohet shefi i krimeve, cowboy-si që nxori armën në protestë

05/05/2015
Ngjarja në Kukës, pezullohet shefi i krimeve, cowboy-si që nxori armën në protestë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mësohet se Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet për kapërcim kompetencash nga ana e policisë, si edhe për organizatorët e protestës së paligjshme

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar ditën e sotme për ngjarjen e ndodhur dje në Kukës, ku protesta e disa qytetarëve për faljen e kamatë-vonesave u shoqërua me dhunë e incidente. Ndërsa ka njoftuar pezullimin e punonjësit të policisë i cili në pamjet e filmuara gjatë protestës shfaqet duke nxjerrë armën, ministri Tahiri thotë se kjo masë është marrë deri në hetim të plotë të ngjarjes.
Duke e cilësuar të dhunshme protestën e djeshme në Kukës, Ministri Tahiri shkruan në rrjetin social “Facebook” se pjesëmarrja me armë në tubim është e paligjshme, “ashtu siç është tërësisht e papranueshme sjellja e punonjësve të policisë që tejkalojnë ligjin për t’i bërë ballë paligjshmërisë së cilitdo”.
“Pavarësisht se protesta e disa qytetareve në Kukës ishte e paligjshme dhe e dhunshme, punonjësi i Policisë së Shtetit është pezulluar deri në hetimin e plotë të ligjshmërisë së veprimeve dhe zbatimit të procedurave të parashikuara. Pjesëmarrja me armë në një tubim, është e paligjshme. Ashtu siç është tërësisht e papranueshme sjellja e punonjësve të policisë që tejkalojnë ligjin për t’i bërë ballë paligjshmërisë së cilitdo. Detyrimi i punonjësve të policisë për të respektuar ligjin, është më i madh se liria që çdo qytetar mund t’i japë vetes për të shkelur ligjin. Hetimi disiplinor i Policisë së Shtetit, Shërbimi i Ankesave dhe Heshtjeve të Brendshme dhe Drejtoria e Inspektimit pranë Ministrit të Brendshëm, do hetojnë plotësisht këtë rast, si dhe do rishikohen aktet dhe procedurat për zbatim në rastet e tubimeve dhe masave policore. Ashtu siç besoj, hetimet e Prokurorisë do nxjerrin përgjegjësitë përkatëse, pa kursyer kërkënd”, shkruan ministri Tahiri.
Një ditë më parë, Policia e Shtetit sqaroi se Shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë së Kukësit, kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit, ndaj edhe ai e ka nxjerrë nga brezi.
Mësohet se Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet për kapërcim kompetencash nga ana e policisë, si edhe për organizatorët e protestës së paligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DETAJET/ Vau i Dejës, humb jetën edhe elektricisti

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.