Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta sulmon Blushin për Hasanin. Mbron “blerjet” e tij në Kukës

05/05/2015
Meta sulmon Blushin për Hasanin. Mbron “blerjet” e tij në Kukës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka krahasuar akuzat e Ben Blushit me atë Lulzim Bashës për rastin e transferimit të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilit nga PD tek LSI. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit ai po ashtu ka folur edhe për kalimin e deputetit të Kukësit nga PR tek LSI.
Ju keni bërë ndarjet tuaja, duke bërë që të ketë dhe hatërmbetje në radhët e PS?
Nuk ka hatërmbetje në radhët e PS. raportet PS-LSi janë marrëdhënie të shkëlqyera

Mund të themi se ka hatërmbetje Blushi kur përmend kandidatin e Kukësit, siç është zoti Halilaj?
Është mendimi i tij. Por kemi të bëjmë me sulme skandaloze. Siç ka bërë Basha për të denigruar figurën e tij. Por e vërteta si për zotin Blushi e Basha është që zoti Halili është njeri me dinjitet. E quaj të pamoralshme, qe një veprim që bën veprim të moralshëm, se dy muaj para se të bëheshin zgjedhjet, kur u inaugurua ujësjellësi i Kukësit, ai nuk pranoi të merrte pjesë në një ceremoni mashtrimi. Ky ujësjellës do inaugurohej nga PD, ndaj ai u ndal nga kjo parti.

A bën që lakimi i këtyre emrave që të kthehen në “Guvernatorë”?
Nuk jam duke u marrë as me deputetet. Ka rëndësi ajo që them se e dëgjojnë qytetarët e Kukësit. Përgjigja do jepet në 21 qershor. Ai ka dal kundër kryeministrit të asaj kohe, Berishës.

Psh, Ylli Shehu? Kanë vdekur ideologjitë?
Së pari, këtë çështje qytetarët shqiptarë e zgjidhin me votë. E zgjidhin me çdo forcë politike. A është morale që zoti Mediu të dalë e të deklarojë se nëse nuk kandidon Duka në Durrës, do të dalim me kandidatë në 61 bashki. Dhe kur mbledh partinë, u thotë të gjithëve se do kandidojmë në Durrës, se na ka prerë në besë Basha, se Duka del fitues nga sondazhet dhe kur këta bëhen gati ti qëndrojnë kësaj zgjidhje, ndryshon qëndrim. Çdo deputet ka të drejtën tij.
Ylli Shehu u bë deputet duke kërkuar vota kundër jush dhe sot është me ju, a ka moral kjo?
Përgjigjen do ta japin qytetarët me votë. Në politikë çdo veprim që i shërben të ardhmes është i moralshëm, çdo veprim që i shërben qytetarëve është i moralshëm.
Keni bërë një koalicion të gjerë me 38 parti, ishte i nevojshëm? Analistët thonë se ekziston një lloj frike?
Nuk ekziston asnjë lloj frike. Koalicioni ynë nuk është i shtuar për shkak të faktit se jemi në një garë mjaft rivalizuese dhe çdo votë ka rëndësinë e vetë. Por në demokraci edhe kur ndihesh më i fortë se rivali, është vlerë kur tregon respekt maksimal edhe ndaj një vote të vetme.
Shpesh Zoti Rama ka bërë shaka për Zotin Ndoka dhe Topin, a është natyrale kjo aleancë?
Çdo Aleancë për pushtetin vendor është natyrale.
Përse dhatë pëlqimin për Veliajn?
Kemi qenë të hapur për çdo kandidat. Veliaj ishte një prej tyre, ka qenë i suksesshëm si ministër në këndvështrimin tim. Ka hedhur themele të rëndësishme. Absolutisht ka bërë përpjekje të mëdha për të rritur fondin për punësimin, i cili është shumëfishuar. Është njeri me energji, i përkushtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026
Berisha në Kuvendin e PD: Nuk do t’ju drejtoja kurrë po të mos besoja te fitorja

Berisha në Kuvendin e PD: Nuk do t’ju drejtoja kurrë po të mos besoja te fitorja

30/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

30/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

30/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.