Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Auron Tare fshehu pasurinë, në gjyq që prej muajit shkurt

05/05/2015
Auron Tare fshehu pasurinë, në gjyq që prej muajit shkurt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i akuzuar për fshehjen e pasurisë është bërë objekt i një gjykimi. Prej muajsh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, ka nisur gjyqi ndaj tij për mosdeklarim pasurie, por që mosparaqitja e dëshmitarëve po zvarrit seancat.
 
Refuzimi
Auron Tare u emërua në krye të Agjencisë së Bregdetit, rreth dy jetë më parë. Me marrjen e detyrës si zyrtar i lartë publik, ligji e detyronte atë që të deklaronte pasurinë e tij. Por, ai nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor, çka ka detyruar IDLKP-¬në që ta gjobiste fillimisht me shumën e 50 mijë lekëve.
Nga momenti i marrjes dijeni se ishte gjobitur, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, duhej që brenda afatit një¬mujor ta përmbushte detyrimin ligjor të deklarimit.
Nga dosja penale mësohet se ai e ka shkelur edhe këtë afat, çka e ngarkoi me përgjegjësi penale për refuzim për deklarim, ndonëse theksohet se Auron Tare e ka shlyer gjobën e ILDKPKI-së.
Pas kallëzimit, përpara prokurorëve Auron Tare ka pretenduar se nuk ka qenë aspak qëllimi i tij refuzimi për të deklaruar, por ka qenë në pamundësi objektive, për shkak se përgjatë gjithë periudhës që diskutohet ka qenë në krye të detyrës, duke kryer detyrën funksional e në zonat bregdetare.
 
Akuza
Që prej gushti të vitit të kaluar, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj Auron Tares, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Pas depozitimit të kallëzimit penal, mësohet se ILDKPKI-ja ju drejtua edhe institucionit epror të këtij zyrtari, duke kërkuar edhe  marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit, por në këtë drejtim ende asnjë masë nuk mësohet të jetë marrë ndaj Auron Tares.
Ky kallëzim për “refuzimit për të deklaruar pasurinë”, nxiti Njësinë e Specializuar të Task-Forcës pranë Prokurorisë së Tiranës të përfundojë hetimet dhe të dorëzojë në gjykatë dosjen penale ndaj Auron Tares.
 
Gjykimi
Në datën 5 janar 2015, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, u regjistruar çështja me nr. 970, në ngarkim të Auron Tares
Gjykimi ndaj Auron Tares ka nisur disa javë më vonë, në 19 shkurt, nën akuzën “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik, filloi gjykimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Deri tani janë zhvilluar gjashtë seanca gjyqësore, por në gjysmën e tyre dëshmitarët Ina Dervishi, Anila Spahija dhe Kujtim Sorra, nuk janë paraqitur duke bërë që ky gjykim të zvarritet.
 

Kronologjia e gjykimit
Seanca 1 –
data 19. 02. 2015, ora 12:00
Shtyhet për t’i lënë kohë avokatit të njihet me dosjen
Seanca 2 – data 27. 02. 2015, 12:30
Shtyhet për t’u paraqitur dëshmitari
Seanca 3 – data 13. 03. 2015, ora 12:00
Shtyhet për mosparaqitje të Prokurorit
Seanca 4 – data 27. 03. 2015, ora 11:30
Shtyhet për shkak të mosparaqitjes së dëshmitarëve
Seanca 5 – data 09. 04. 2015, ora 11:30 
Shtyhet për t’i lënë kohë avokatit për të përgatitur konkluzionet
Seanca 6 – data 23. 04. 2015, ora 11:00 
Shtyhet për shkak të mosparaqitjes së dëshmitarëve
Seanca 7 – data 08. 05. 2015, ora 11:30                                 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.