Veliaj: Kontroll tenderëve për pastrimin. Reagon PD: Dy, pyetjet për mamanë e...

Veliaj: Kontroll tenderëve për pastrimin. Reagon PD: Dy, pyetjet për mamanë e Griseldën

75
0
Shares

Kandidati i PS-së për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, vijon takimet në kuadër të fushatës zgjedhore të 21 qershorit, ku sot zhvilloi një dëgjese me një grup sportistësh. Ai premtoi se do punojë për ta çuar sportin në drejtimin e duhur. Ndërsa ka kritikuar bashkinë për premtimet e pa mbajtura, Veliaj tha se Basha premtoi qendër olimpike dhe në vend të saj bëri pallate. Gjithashtu, për kreun aktual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën, Veliaj tha se për katër vite e ka parkuar makinën në trotuar
Veliaj ka paralajmëruar kontroll të tenderëve për pastrimin e qytetit të Tiranës
“Këta snobët që kanë drejtuar bashkinë e kanë për turp të mbledhin plehra se e konsiderojnë që po bëjnë punë të rëndomtë… çështje madhore, çështja e pastrimit…ta institucionalizojmë ta pastrojmë Tiranën në një ditë…kanë alergji këtë punën vullnetare, se u kujton kohën e Enverit, por kur nuk helmohen fëmijët, ca rëndësi ka çfarë na kujton? Tu tregojmë edhe këtyre që po na e lënë bashkinë zhul…edhe kur Halim Kosova flet për një qytet që është zhuls, që mblidhen plehra, unë besoj që s’është justifikim që të bësh punë vullnetare…s’kam ndërmend të mbaj përgjegjësi për gjërat që kanë bërë këta në bashki…do shoh kompanitë e tenderët që qyteti ka ngelur i pa pastruar…
Pas këtyre dekoratave ka reaguar PD-ja, vetëm me dy pyetje në adresë të Erion Veliajt.
“1. Sa lekë kurseu mamaja këto dy vjet që ishe ministër?
2. Sa lekë kushtoi jastëku i Griseldës?”, janë dy pyetjet e PD-së për Erion Veliajn.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY