Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria dërgon për gjykim deputetin Astrit Veliaj, akuzohet për shkatërrim prone dhe ndërtim pa leje

02/05/2015
Prokuroria dërgon për gjykim deputetin Astrit Veliaj, akuzohet për shkatërrim prone dhe ndërtim pa leje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim në Gjykatën e Lartë, shtetasin Astrit Veliaj, me funksion deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i akuzuar për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga nenet 150 dhe 199/a/2 të Kodit Penal.
Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka për kompetencë hetimin e zyrtarëve me funksion deputet, ka kryer hetime mbi veprat të cilat i atribuohen deputetit Veliaj dhe ka arritur në konkluzionin se prej tij janë konsumuar elementët e veprave penale të sipërcituara në rastin e ndërtimit të një godine për qëllime universitare në qytetin e Fierit nga ana e subjektit “UFO” sh. p. k, administrator i të cilit në kohën e kryerjes së punimeve ka qenë deputeti Astrit Veliaj.
Hetimet për Astit Veliajn, kanë filluar më se një vit më parë.
Në shator të vitit 2014, Prokuroria e Përgjithshme mori të pandehur deputetin e PD-së, Astrit Veliajn, pasi sipas saj ka konsumuar elementët e veprave penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shkatërrim prone”. Në 15 shkurt 2014, pas denoncimit të disa qytetarëve të Fierit, nisi procedimi penal për ndërtimin pa leje të godinës së Universitetit UFO në qendër të këtij qyteti, për të cilin, Prokuroria e Fierit pretendonte se është pronë e deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Veliaj. Hetimi dhe procedimi ndaj tij nisi pas kallëzimit të një qytetareje nga Fieri, e cila pretendon se subjekti UFO sh. p. k., ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme në pronën e saj një ndërtesë 4 dhe 6 kate, në një sipërfaqe 11.000 m2. Më tej edhe Policisë së Fierit ju shkatërruan godinat, ku dëmi përllogaritet në rreth 10 milionë lekë.
Nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se shtetësja H. Z., ka kallëzuar se është bashkëpronare e një ndërtese në lagjen “Kastriot” Fier dhe se në truallin e kësaj ndërtese, u ndërtua një objekt pa leje. Ky pretendim i saj është mbështetur edhe nga pronarët e tjerë të truallit. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se objekti është korpus universitar, i ndërtuar brenda një sipërfaqe trualli prej rreth 11000 m2 dhe ndodhet në lagjen “Kastriot”, ku më parë ka qenë vendosur godina e drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier. Objekti është katërkatësh, dhe në qendër objekti arrin në gjashtë kate, me kupolë në mes, me tetë kolona, në pjesën e sipërme të së cilës shkruhet “Universiteti i Fierit”. Gjatë këqyrjes nuk është konstatuar ekzistenca e ish-godinës së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, kthyer pronarëve, me përjashtim të godinës së ish-repartit të policisë. Ndërtimi rezulton të jetë kryer nga subjekti UFO sh. p. k., me pronar Astrit Veliajn. Sipas shkresës datë 10 korrik 2013 të bashkisë Fier, nuk rezulton t’i jetë dhënë leje ndërtimi subjektit të mësipërm, pasi ndërtimi i korpuseve universitare është jashtë kompetencave të saj.
Pas nisjes së hetimeve, në disa deklarime në media, Astrit Veliaj ka thënë se “Akuzë e paqenë bëhet nga segmente të politikës, për të shantazhuar sipërmarrjen e ndershme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.