Basha me Dumën në Durrës: Bandat e Dakos, nuk mund të ndalin...

Basha me Dumën në Durrës: Bandat e Dakos, nuk mund të ndalin “cunamin” e ndryshimit

85
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka prezantuar sot përpara banorëve të lagjes 9-të në Durrës, kandidaturën e Grida Dumës, për këtë bashki. Sipas tij, do të duhet edhe 51 ditë që pushteti i Vangjush Dakos të marrë fund.
“Vangjush Dako po sulmon me banda fushatën e PD-së. Por edhe 51 ditë dhe merr fund pushteti i tij”, u shpreh Basha.
Ai u ndal të komentojë edhe incidentin e djeshëm në Durrës, ku grupi i punës së zonjës Duma u sulmua me gurë. Kryedemokrati ka bërë thirrje që autorët e incidentit të djeshëm të dalin para drejtësisë. “Policia e Prokuroria duhet të vënë para drejtësisë autorët e ngjarjes. Askush nuk mund të prekë ‘cunamin’ e Partisë Demokratike që do sjellë ndryshimin”, tha ai më tej.
Lulzim Basha bëri ëprgjegjës për këtë ngjarje, kryetarin aktual të bashkisë, Vangjush Dako, duke e paralajmëruar se më 21 qershor do të marrë ndëshkimin e merituar.
“Vangjush Dako po sulmon me banda fushatën e PD. Kjo tregon frikën nga shembja e pushtetit që mban. Mos guxoni të prekni të rinjtë tanë, pasi do ju dalë zjarri në çati. Fitorja e Dumës në Durrës është e pashmangshme”
Më the Kryetari i Partisë Demokratike, u shpreh se “Ndryshimi do të nisë nga Durrësi dhe do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY