Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Defekt në motor, avioni “Blue Panorama” dy tentativa të dështuar për tu ngritur nga Rinasi, panik te udhëtarët

20/04/2015
Defekt në motor, avioni “Blue Panorama” dy tentativa të dështuar për tu ngritur nga Rinasi, panik te udhëtarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një avion i kompanisë “Blue Panorama” që do fluturonte nga Rinasi me destinacion Firencen e Italisë nuk ka arritur të ngrihej në fluturim pas dy tentativave që ka bërë. Defekti teknik gjatë fluturimit ka detyruar avionin e “Blue Panorama” të ulet dy herë në Rinas, pak çaste pasi ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Në fluturimin e parë të orës 07:15 të këtij mëngjesi, “Blue Panorama” ka pësuar avari në motor duke bërë uljen e parë të detyruar në aeroport. Burime nga Aeroporti i Rinasit bënë të ditur se pas uljes së detyruar të gjithë pasagjerët zbritën nga avioni deri në rregullimin e defektit, por një pjesë e tyre refuzuan të rinisin udhëtimin me kompaninë ajrore italiane “Blue Panorama”. Po sipas këtyre burimeve, pasagjerëve nuk i janë dhënë bagazhet dhe as lekët e biletës duke i detyruar të hipin sërish në avion me destinacion Firencen ne Itali.
Por edhe nisja e dytë e fluturimit rreth orës 09:30 ka shkaktuar panik tek udhëtarët, pasi defekti në motor është shfaqur sërish pak pas ngritjes nga Rinasi duke bërë për së dyti ulje të detyruar në aeroport.
Vendimin per tu ngritur sërish në fluturim e ka marrë komandanti i avionit, piloti i parë i cili ka parë të arsyeshme se avioni është në kushte për të çuar në fund udhëtimin, edhe pse parashikimi i tij nuk doli ashtu siç pritej!
Pas këtij momenti, thanë burimet e Aeroportit të Rinasit, udhëtarëve u janë rikthyer lekët e biletave. Avioni do të duhej të linte aeroportin shqiptar në orën 07.15 minuta por kompania ka vendosur ti zbresë pasagjerët duke u munduar ti nisë ata me linja të tjera drejt destinacionit.
Kompania “Blue Panorama” operon prej kohësh në Shqipëri, duke zëvendësuar kompaninë “Belle Air”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.