Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sarandë, gruaja urdhër mbrojtje nga burri, vjehrra urdhër mbrojtje nga nusja

11/04/2015
Sarandë, gruaja urdhër mbrojtje nga burri, vjehrra urdhër mbrojtje nga nusja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Shkallës së Parë e Sarandës ka lëshuar një urdhër mbrojtjeje për një grua nga fshati Lukovë, e cila dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti i saj. Vendimi është dhënë më datë 31 janar të këtij viti nga togat e zeza. Mësohet se prej kohësh, Mjaftime Gockaj rrihej nga burri i saj, Mersin Gockaj, i cili, sipas vendimit të gjykatës, është person i alkoolizuar.
Pasi bashkëshorti e ka përzënë nga banesa, fillimisht, nëna e tre fëmijëve (8, 12 dhe 16 vjeç) ka jetuar te të afërmit e saj në qytetin e Vlorës. Duke qenë se ndihej e kërcënuar dhe nga fakti që fëmijët kishin braktisur procesin mësimor, Mjaftimja i kërkoi gjykatës që, me anë të një urdhri mbrojtjeje, të largojë burrin nga banesa e tyre. Ky vendim u aprovua në favor të së dhunuarës, ndërsa bashkëshorti i saj duhej të qëndronte 300 m larg banesës, siç e parashikon dhe urdhri i mbrojtjes.
Duke iu nënshtruar këtij urdhri, togat e zeza nuk morën në shqyrtim faktin që në të njëjtën çati me ta jetonte edhe 92-vjeçarja Nevrie Gockaj, nëna e Mersin Gockajt. Gjatë marrjes së vendimit në fjalë, mësohet se e moshuara ka qenë e shtruar në spital. Pikërisht disa ditë më parë, 92-vjeçarja ka kërkuar rikthimin në shtëpi, por ka hasur në kundërshtinë e nuses së djalit. Të gjendur përballë kësaj situate, Nevrie Gockaj së bashku me djalin e saj i janë drejtuar sërish gjykatës, kësaj radhe për të kërkuar urdhër mbrojtjeje nga nusja. Ndërkohë, më datë 9 prill, po Gjykata e Sarandës lëshoi një tjetër urdhër mbrojtjeje për të moshuarën, ku parashikohej që nusja nuk duhej të kryente asnjë veprim dhune, fyerjeje apo kërcënimi në drejtim të vjehrrës.
Gjithashtu, gjykata ka detyruar Mjaftime Gockajn që të lejojë 92-vjeçaren që të shkojë në dhomën e saj ku ka banuar dhe të mos i afrohet asaj në një distancë 10 metra. Ndërkohë, në vendim përcaktohet qartë që vjehrra mund të vizitohet nga të afërmit e saj dhe mjeku, por jo nga i biri. Ndërkaq, urdhri që i është referuar Shërbimit Përmbarimor në Sarandë, Komisariatit të Policisë si dhe Komunës Lukovë, është i vlefshëm deri më datë 25 prill. Kjo pasi do të bëhet një tjetër seancë, për vërtetimin e urdhrit të mbrojtjes.

 
 
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

24/08/2026
Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

24/08/2026
Podujevë/ Grabitje parash nën kërcënimin e armës

Durrës, grabitet me dhunë marketi në lagjen 17

24/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

24/08/2026
Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

Rama pas takimit në Pogradec: “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, prioritetet e qeverisë për vitin e 14-të!

24/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.