Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata Ndërkombëtare ultimatum Serbisë: Vojislav Shesheli duhet të kthehet në burg

30/03/2015
Gjykata Ndërkombëtare ultimatum Serbisë: Vojislav Shesheli duhet të kthehet në burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata ndërkombëtarë për krime lufte urdhëroi kthimin e shefit të radikalëve serbe Vojislav Sheshel në Hagë për shkelje të lirimit me kusht. Sheshel thotë se nuk do të dorëzohet vullnetarisht

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, urdhëroi kthimin në Hagë të udhëheqësit të radikalëve serb, Vojislav Sheshel, i cili në nëntor të vitit të kaluar ishte liruar përkohësisht, për shkak të gjendjes shëndetësore. Gjykata i kishte dhënë mundësi atij të kërkojë trajtim mjekësor në Serbi, me kusht që të mos ndërhyjë tek viktimat apo dëshmitarët dhe që të kthehet në gjykatë kurdo që kjo kërkohet prej tij.
Dhoma e apelit e gjykatës thuhet në një njoftim “urdhëron dhomën gjykuese që menjëherë ta anulojë lirimin e përkohshëm të Sheshelit dhe të urdhërojë kthimin e tij në burgun e Kombeve të Bashkuara në Hagë”, për shkak se kishte thyer rregullat e lirimit me kusht.
Por, ai u ka deklaruar medieve serbe se nuk do të dorëzohet vullnetarisht, një qëndrim që e kishte shprehur që nga kthimi në Serbi. Që në dhjetor të vitit të kaluar ai kishte thënë se do të ushtrojë të gjitha të drejtat ligjore për të rezistuar arrestimin dhe dorëzimin në Hagë. Ai kishte thënë se në tërë këtë ka edhe një paradoks historik.
“Duhet të më arrestojnë dhe dorëzojnë ata që ishin bashkëpunëtorët e mi kryesor në të gjitha krimet e mundshme të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”, kishte deklaruar ai duke vënë theksin tek presidenti aktual i Serbisë Tomislav Nikoliç dhe kryeministri Aleksandër Vuçiç.
Kryeministri serb tha se në ditët e ardhshme Serbia do ta qartësojë qëndrimin ndaj kësaj çështjeje, që ai e quajti një vendim jo moral.
“Qartazi fjalimi im më 24 mars, me rastin e përvjetorit të agresionit të NATO-s nuk ka gjetur simpati në botë,  dhe atyre që marrin vendime të tilla dua t’u them se krenaria, morali dhe qëndrueshmëria e Serbisë nuk kanë çmim”, tha kryeministri serb, sipas të cilit kjo mund të jetë një goditje ndaj Serbisë për faktin se ai e cilësoi agresion, ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës.
Ndërsa ministri i tij Aleksandër Vulin tha se vendimi i Gjykatës së Hagës “synon në radhë të parë të rrënojë qeverinë e Aleksandër Vuçiçit dhe drejtpërdrejtë rrënimin e kryeministrit serb”.
Qeveria serbe e cila drejtohet nga ish bashkëpunëtorët e ngushtë të Vojislav Sheshelit, do të përballet me vështirësi në përmbylljen e këtij kapitulli të bashkëpunimit me gjykatën ndërkombëtare ndërsa synon integrimet në Bashkimin Evropian i cii mbështetë  Gjykatën e Hagës. 
Vojislav Sheshel, 60 vjeçar, ndodhej në Hagë që nga vitit 2003 ku është gjykuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftërave në fillim të viteve nëntëdhjetë, që çuan në shpërbërjen e ish Jugosllavisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.