Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Stipe Mesiç ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës: Kroacia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

23/03/2015
Stipe Mesiç ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës: Kroacia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka akorduar titullin Qytetar Nderi ish-presidentit të Kroacisë Stjepan Mesić (Stipe Mesiç). Basha ka vlerësuar rolin e dhe kontributin e ish presidenti Mesiç për çështjen kombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Në emër të qytetarëve të Tiranës kam nderin sot t’ju titullin: ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës. ‘Për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë çështjes kombëtare shqiptare, për kontributin e jashtëzakonshëm në nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit me perspektivën e integrimit europian’, ( 23 mars 2015)”
Ish-presidenti kroat Stipe Mesiç duke vlerësuar përparimin e bërë në rajon me krijimin e shteteve te reja nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, siç ishte Kroacia apo Kosova, tani vlerëson shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes këtyre vendeve. Mesiç ka sugjeruar një bashkëpunim të fortë ekonomik mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
“Sot kur ka qetësi në të gjithë rajonin tonë, ne tani duhet të bashkëpunojmë. Marrëveshjet gjithmonë duhen dypalëshe. Sa i përket bashkëpunimit me Shqipërinë, janë të gjitha mundësitë për një bashkëpunim. Dëshira politike qëndron, kemi edhe mundësi ekonomike për bashkëpunim por më duket se është i vogël bashkëpunimi në aspektin ekonomik. Atë që kemi bërë mirë deri më tani ne aspektin politik, besoj se do ta bëjmë edhe në aspektin ekonomik”, deklaroi Mesiç
Ish presidenti kroat thekson se vendi i tij do të jetë një mbështetës i fortë i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Europa sipas Mesiç do të jetë konkurruese vetëm duke pranuar në të të gjitha shtetet aspirantë, pra duke qenë e bashkuar.
“Shqipëria ka si qëllim të hyjë në BE, Kroacia është në BE. Kroacia do të jetë ajo që do të ndihmojë Shqipërinë për të aderuar në BE. Edhe për shqiptarët, edhe për kroatët është shumë e rëndësishme hyrja në BE. Evropa duhet patjetër të bashkohet. Amerika, Rusia Kina, Brazili, Indi, siç përmenda shtetet, të gjithë këto janë lojtarë të mëdhenj. E vetmja që mund të bëjë konkurrencë, të bashkëjetojë është një Evropë e përbashkët. Edhe diçka është shumë e rëndësishme për hyrjen në BE. Nuk jetojnë të gjithë kroatët së bashku në Kroaci por as shqiptarët nuk jetojnë të gjithë së bashku në Shqipëri por kur Shqipëria do të hyjë në BE, kur BE do të hapë kufijtë e tij, atëherë kufijtë nuk do të pengojnë më bashkëpunimin e njerëzve. Atëherë kur do të bashkohet Evropa pa kufi, të gjithë shqiptarët do të jetojnë së bashku në korpusin e tyre kulturor. Hyrja në BE është një qëllim i mirë dhe besoj se nuk do të jetë ëndërr e largët, është një qëllim që arrihet. Unë uroj që miqtë e mi të dashur shqiptarë të mund të arrijnë sa më shpejt qëllimin e hyrjes në BE” theksoi Mesiç.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

Arrestohet në Dibër i kërkuari ndërkombëtar Klodian Llomi, plagoset një efektiv i “Shqiponjave”

04/03/2026
Flet Violeta Geca, gruaja që goditi Erion Velinë

Rrahjet në IKMT dhe bashkinë e Tiranës, një i shpallur në kërkim dhe një i arrestuar

04/03/2026
Iran International: Mojtaba Khamenei zgjidhet si pasues i mundshëm i Liderit Suprem

Iran International: Mojtaba Khamenei zgjidhet si pasues i mundshëm i Liderit Suprem

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

Arrestohet në Dibër i kërkuari ndërkombëtar Klodian Llomi, plagoset një efektiv i “Shqiponjave”

04/03/2026
Flet Violeta Geca, gruaja që goditi Erion Velinë

Rrahjet në IKMT dhe bashkinë e Tiranës, një i shpallur në kërkim dhe një i arrestuar

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.