Bilanc negativ i energjisë elektrike, bie me 0.8 për qind përfitimi i...

Bilanc negativ i energjisë elektrike, bie me 0.8 për qind përfitimi i saj për vitin 2014

100
0
Shares

Energjia elektrike në dispozicion e përftuar nga të gjitha burimet, në vitin 2014 u ul me 0,8 për qind krahasuar me vitin 2013. E dhëna është bërë publike sot zyrtarisht nga INSTAT. Sipas INSTAT, sasia e energjisë së prodhuar në vend dhe shkëmbimi i energjisë elektrike rezultoi 7.794 GWh.
Prodhimi neto vendasi energjisë elektrike përbën 60.6 për qind të energjisë në dispozicion për konsum. Sasia gjithsej e prodhuar në vend gjatë vitit 2014 është 4.726 GWh nga 6.959 GWh e prodhuar gjatë 2013, e cila rezultoi me rënie prej 32.1 për qind.
Burimi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike është prodhimi nga hidrocentralet. Sasia e energjisë së prodhuar prej tyre është ulur 32,1 për qind krahasuar me një vit më parë. Prodhimi nga hidrocentralet publike përfaqëson 72.1 për qind të prodhimit neto vendas, ndërsa prodhimi i energjisë nga prodhues të pavarur privatë dhe koncesionarë përbën 27.9 për qind.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY