Shqipëria humb 3-0 ndeshjen me Serbinë, FSHF 100 mijë € gjobë

Shqipëria humb 3-0 ndeshjen me Serbinë, FSHF 100 mijë € gjobë

68
0
Shares

UEFA konfirmon se Shqipëria e humb ndeshjen në tavolinë dhe 3 pikë i shkojnë Serbisë, (humb 3-0 në tavolinë). Humbja e ndeshjes do të thotë se është marrë në konsideratë relacioni i arbitrit, se Shqipëria nuk pranoi të rifillonte ndeshjen.
Komisioni Disiplinor i UEFA-s, ka marrë vendimin e tij përfundimtar, pas diskutimeve të gjata në lidhje me ndeshjen e 14 tetorit në Beograd mes Shqipërisë dhe Serbisë e cila u ndërpre për shkak të incidenteve në minutën e 42 dhe sigurisht nuk është vendimi që me të drejtë, e priste Shqipëria. Komisioni i disiplinës vendos gjithashtu që Serbisë t’i hiqen 3 pikë dhe të luajë dy ndeshje pa tifozë. Mësohet gjithashtu se, të dyja federatat, ajo shqiptare dhe serbe janë gjobitur me nga 100 mijë euro.
E vërteta është se qeveria e futbollit europian nuk ka bërë aspak drejtësi, përkundrazi, ka barazuar në këtë rast dhunuesin (Serbinë) me viktimën (Shqipërinë). Me vendimet e Komisionit të Disiplinës, Shqipëria mbetet me 4 pikë, ndërsa Serbia me 1 pikë.
FSHF në një konference për shtyp tha se vendimi ishte i padrejtë dhe se Shqipëria do ta apelojë atë pranë Komisionit të Apelit në UEFA. Praktikisht sipas tyre Serbia nuk është dënuar.

FSHF: Vendimi i padrejtë
Federata Shqiptare e Futbollit në një konferencë për shtyp ka bërë publik vendimin e UEFA-s për ndeshjen e 14 tetorit, ku praktikisht sipas tyre Serbia nuk është dënuar për dhunën dhe racizmin. Humbja nga ana e Shqipërisë, siç thanë edhe zyrtarët e FSHF-së është bazuar tek deklaratat e futbollistëve, të cilët u shprehën se ishin të pamundur fizikisht që të vijonin lojën. Por pikërisht kjo deklaratë është marrë si refuzim.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe avokati Artan Hajdari, studioja e të cilit bëri mbrojtjen në UEFA. Sipas tij, Shqipëria do vijojë luftën për të marrë tre pikë, pasi vendimi është i padrejtë.
“Vendimi i UEFA jepet i arsyetuar, arsyet jepen vetëm pas 5 ditësh nëse neve apelojmë. Vendimi duket i çuditshëm, ne do ta godasim me forcë nga ana juridike. Lufta jonë do vazhdojë. Argumentet tona janë shumë të fortë, 3 pikëshi duhet të na jepet neve”, tha Hajdari.
Gjykata të tilla janë brenda trupit të UEFA-s, por kjo e sotmja është një zgjidhje, një kompromis që nuk shkon. Dikush duhet ti merrte këto 3 pikë. Më mirë të thoshin të riluhej ndeshja. Ne kemi të drejtë të kërkojmë brenda 5 ditëve argumentet e vendimit, nga momenti që informohemi të. Lufta juridike vijon. Apeli është më debutues. Në një ndeshje futbolli dikush duhet të fitojë, më këtë rast ne jemi të dhunuarit dhe dënohemi njësoj si Serbia
Avokati sqaroi më tej se, në Apel, Shqipëria do kërkojë që Serbia të hetohet edhe për racizëm, pasi siç shtoi ai, praktikisht Serbia nuk është dënuar.

5 pika e vendimi të UEFA-s
1. Ndeshja Serbi- Shqipëri regjistrohet zyrtarisht me rezultat 3-0 për Serbinë.
2. Federatës së Futbollit të Serbisë, përkatësisht reprezentacionit “A”, u merren tri pikë në kualifikimet për Evropianin 2016, kampionat i cili pritet të mbahet në Francë.
3. Federata e Futbollit Serb dënohet me dy ndeshje si vendas pa tifoz.
4. Federata e Futbollit Serb dënohet me 100 mijë euro
5. Federata e Futbollit Shqiptar dënohet me 100 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY