Djemtë kundërshtarë në futboll, baballarët, një shqiptar e një serb, sherr me...

Djemtë kundërshtarë në futboll, baballarët, një shqiptar e një serb, sherr me thika

99
0
Shares

Djemtë po luanin futboll për dy ekipe të ndryshme, kundër njëri – tjetrit ndërsa baballarët e tyre, njëri shqiptar, Emini 51 vjeç dhe tjetri serb, Ivica, 48 vjeç janë goditur me thika.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Hamburg në muajin Prill të këtij viti, ku dy djemtë luanin për ekipet e të rinjve të klubeve të tyre respektive.
Sot, para trupit gjykues ka dalë shqiptari Emin R., i cili duhet të përgjigjet për tentativë vrasjeje dhe për plagosje të rëndë.
Kosovari, baba i dy fëmijëve, sipas prokurorisë e ka goditur kundërshtarin e tij serb nga pas në kokë, pastaj e ka shqelmuar dhe në fund e ka sulmuar edhe me thikë.
Serbi i është nënshtruar një operacioni emergjent. Edhe djali i dytë i shqiptarit, një 14-vjeçar duket të jetë përfshirë.
Avokati i shqiptarit në fillim të procesit ka deklaruar se klienti i tij ishte viktima në këtë rast dhe se akuza është e njëanshme.
Ndërsa vetë i akuzuari ka thënë:
“Ai më ka sharë në vazhdimësi nënën dhe motrën. Po ashtu më ka fyer mbi baza etnike. Pastaj ai mu hodh në qafë. Ai më goditi befasisht me grusht në shpatull. Ne po rriheshim si fëmijë. Unë e kam goditur dhe shqelmuar po ashtu”, ka thënë ai.
Por thika?
Emin R. thotë se kurrë nuk mban thikë me vete. “Mua nuk më duhet thika”, është shprehur ai. Ndërsa i pyetur se mos djali i tij ka pasur thikë me vete, Emin R. nuk ka pranuar të flasë. KlanKosova

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY