FOTO/ Flet e arratisura nga Koreja e Veriut: Kim Jong-Un një despot,...

FOTO/ Flet e arratisura nga Koreja e Veriut: Kim Jong-Un një despot, ka skllave seksi adoleshente që…

534
0
Shares

Një koreano-veriore e dalë kundër regjimit, i ati i secilës ishte një oficer i lartë i despotit Kim Jong-Un, ka zbuluar gjëra të tmerrshme nga rrethi i tij i brendshëm.

Një ish-pjesëtare e regjimit, Hee Teon Lim, 26 vjeç, po vë në rrezik jetën e saj duke i treguar botës sesi paranojaku Kim jeton si një perandor, ndërsa urdhëron ekzekutime të të besuarve si edhe të të afërmve të tij.

Studentja e diplomuar nga Peniani, ofron një paraqitje të rrallë në brendësi të një vendi të drejtuar nga një lider i fiksuar mbas armëve bërthamore. Një lider i cili ka burgosur 25 milionë njerëz të uritur në varfëri të madhe.
PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (6)

Ndërsa programi i çmendur i armatimit i Kim po shkon drejt një lufte të hapur, ajo do të nxjerrë zbuluar tiranin, i cili është duke u përplasur në mënyrë të rrezikshme me Presidentin e SHBA-ve, Trump.

Vetëm disa ditë pasi Kim testoi një shpërthim bërthamor 10 herë më të madh se bomba e Hiroshimës, Hee Yeon foli për gazetën “The Mirror” në një vendndodhje të fshehtë një Seul, në Korenë e Jugut.
PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (1)

Ndërsa liderët e botës presin lëvizjen e radhës të Kim kundër Presidentit Trump, në lojën e tyre të rrezikshme të bllofeve dhe kërcënimeve, ajo tregon sesi ai:

– Detyron edhe elitën e klasës së lartë të Penianit të shohë ekzekutime të tmerrshme.

– U bën lavazh mendjeve të njerëzve me pretendime të pathyeshmërisë dhe kërcënime ndaj SHBA-ve.

– Fshihet në qindra vende luksoze në shtetin e tij, duke e bërë pothuajse të pamundur për agjencitë perëndimore të spiunazhit ta gjejnë se ku ndodhet.

– Ka skllave seksi, të marra nga shkollat që adoleshente, pavarësisht martesës së tij me Ri Sol-ju, nëna e tre fëmijëve të tij.

– Shijon dreka me vlerë 1 mijë sterlina, ndërsa nënshtetasit e tij mbijetojnë duke ngrënë bar.

Hee Yeon u arratis në vitin 2015 nga kryeqyteti koreano-verior, Peniani, ku edhe është rritur, dhe arriti në Seul vitin e kaluar.

Ajo u arratis me të ëmën dhe vëllanë e vogël, pasi i ati, Koleneli Wui Yeon Lim i Ushtrisë Popullore Koreane, një person që pinte shumë alkool, vdiq në moshën 51-vjeçare.
PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (2)

Ajo e dinte që po largohej nga një jetë me privilegje si një nga disa mijëra familje, që lejoheshin të jetonin në kryeqytetin Penian.

Familja e saj kishte një shtëpi më vete në një zonë të qetë të qytetit dhe lëviznin kudo me një shofer personal, i cili ishte një ushtar me uniformë dhe ndihmës i të atit.

Ajo dërgohej dhe merrej nga shkolla çdo ditë me makinën shtetërore, që i ishte vënë në dispozicion.

Ajo thotë: “Kisha shokë si çdo fëmijë. Por ne e dinim që në moshë të vogël se çfarë nuk duhet të thoshim. Nuk duhet të venim kurrë në pikëpyetje Kim Jong-Il, i ati i Kim Jong-Un”.
PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (3)

“Edhe kur u rrita mendoja se kisha një jetë normale, gjithmonë me kufizimet se në publik nuk duhet të kisha gjë tjetër përveçse adhurim për regjimin”.

“Ne hanim ushqim japonez në shtëpi, të blerë me para korrupsioni që i jepeshin tim ati. Familja ime ka origjinë koreano-japoneze”.

Për të qenë e sinqertë kisha edhe një të dashur, isha në një lidhje kur u arratisa. Ishte e mundur sigurisht, por nuk mund t’i tregoja kurrë atij planet e mia të arratisjes. Nuk mund të hyj në hollësisë sepse nuk do të ishte e drejtë. Me mendje thjesht thashë: ‘Mirupafshim. Duhet ta bëja’”.

Por pavarësisht normalitetit në dukje të jetës së saj shoqërore, në Penian terrori ishte i pranishëm.
PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (4)

Hee Yeon, (emri i saj është ndryshuar për arsye sigurie), thotë: “Pavarësisht privilegjeve tona, ne ishim të frikësuar. Pashë gjëra të tmerrshme në Penian”.

Ajo pa vrasjen publike të 11 muzikantëve koreano-veriorë të akuzuar se po bënin një video pornografike.

Duke folur në Seul, ajo tha se ekzekutimet ndodhën pak kohë pasi Kim, i arsimuar në Zvicër, erdhi në pushtet pas të atit Kim Jong-Il.

Ajo kujton: “Ne u urdhëruam të dilnim nga klasat nga persona të sigurisë dhe shkuam në Akademinë Ushtarake në Penian. Aty ka një fushë sporti, një lloj stadiumi”.
PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (7)

“Muzikantët u sollën të lidhur dhe me fytyrë të mbuluar, dhe në dukje me gojë të mbyllur, në mënyrë që të mos bënin zhurmë, të mos luteshin për mëshirë apo të mos ulërinin”.

“Ajo që pashë më bëri për të vjellë. Ata u vendosën mbrapa disa topave kundërajrorë”

“Kishte rreth 10 mijë persona që ishin urdhëruar të ishin të pranishëm dhe po qëndroja rreth 60 metra larg viktimave”.
“U gjuajt me pushkë, zhurma ishte shurdhuese, shumë e tmerrshme e më pas gjuajtjet e pushkëve pasuan njëra-tjetrën. Muzikantët thjesht zhdukeshin çdo herë që gjuhej me pushkë mbi ta. Trupat e tyre u bënë copa-copa, me gjak dhe copa që binin kudo. Dhe pas kësaj, copat në tokë u shkelën nga tanke. Tanket kaluan disa herë mbi copat dhe gjakun e viktimave, duke shtypur gjithçka deri sa përdhe nuk pati mbetur gjë”.

“U ndjeva shumë keq ndërsa pashë këtë. Ishte e tmerrshme dhe nuk mund të haja për 3 ditë pasi më përzihej”.

Kim Jong-Un, 33 vjeç, u arsimua në Zvicër, teksa mbante emrin e rremë Pak Chol. Nxënësit e tjerë besonin se ai ishte djali i një shoferi ambasadash.

PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (9)
Kim Jong-Un u kthye në Korenë e Veriut në moshën 15-vjeçare dhe më pas mori pushtetin në fund të të 20-ve, pasi vdekjes së të atit. Por ai mendohet të jetë më mizori, që vendi të ketë pasur, madje edhe elita e Penianit është e tmerruar prej tij.

Edhe pse një vajzë relativisht e pasur, e paprekur nga varfëria e rëndë e Koresë së veriut, Hee Yeon u arratis pasi pa ekzekutimet, apo nxënëset që merreshin si skllave seksi, dhe grykësisë së Kim ndaj gjithçkaje.

PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (10)
Asnjë nuk është i paprekshëm nga Kim
Më herët gjatë këtij viti, lideri i pamëshirshëm vrau gjysmë-vëllanë e tij Kim Jong Nam me një lëndë kimike vdekjeprurëse, me të cilën e goditën disa agjente në aeroportin në Kuala Lumpur.

Me sa dukej Kim kishte frikë se gjysmë-vëllai i tij ishte përfshirë në një përpjekje konspirative të mbështetur nga Kina për ta rrëzuar.

Edhe persona të tjerë, duke përfshirë xhaxhain e Kim dhe shumë zyrtarë që kishin lidhje me Kinën, u vranë.

PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (11)
Ish-vajza e shoqërisë së lartë të Penianit tha: “Kim Jong-Un kërcënon me luftë sepse ndihet i gozhduar dhe nuk ka shpëtim”.

“Ai ka frikë se regjimit do t’i vijë fundi dhe nuk ka asnjë vend se ku të shkojë”.

“Unë duhet të arratisesha, por ai e di se nuk mund ta bëjë dot këtë, kështu që ndjen se duhet të duket i fortë”.

“Çdokush në Penian e mbështet hapur Kim Jong-Un sepse në të kundërt do të vriteshin. Madje edhe rrethi i tij i ngushtë”.
PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (12)

“Mund të vritesh për gjënë më të vogël si tradhti”.

Mizoria despotike e Kim krahasohet me grykësinë e tij dhe dëshirën për vajza të reja skllave seksi.

Duke psherëtirë, ajo thotë: “U rrita duke më thënë se ai ishte si një perëndi, se që kur ishte djalë i vogël ishte një detar i zoti, dhe një qitës pa mbushur 7 vjeç, si perëndi. Më pas e takova në aktivitete të mëdha. M’u duk shumë i tmerrshëm, me të vërtetë i frikshëm, nuk kishte asgjë të perëndishme tek ai”.

“Zyrtarët vinin në shkollat tona dhe merrnin vajza adoleshente për të punuar në një prej ‘qindra’ shtëpive të tij në Penian”.
PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (13)

“Ata marrin më të bukurat dhe sigurohen që të kenë këmbë të drejta, të mira”.

“Ato mësojnë si t’i shërbejnë ushqime si kaviari dhe të tjera ushqime shumë të rralla ekzotike. Gjithashtu atyre u mësohet sesi t’i bëjnë masazh dhe ato bëhen skllave seksi”.

“Po, ato duhet të flenë me të dhe nuk mund të bëjnë gabime ose të kundërshtojnë sepse ato thjesht mund të zhduken”.

E pyetur se çfarë ndodh nëse mbeten shtatzëne, ajo thotë: “Ndoshta e njëjta”.
PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (14)

“Kur Kim, i cili ka 3 fëmijë me gruan e tij Ri Sol-ju, ka mbaruar me vajzat, ato mënjanohen, por mund të martohen me një zyrtar të lartë”.

Ajo e përshkruan një nga vendstrehimet e fshehta të Kim si një “pallat të vogël” me pishina, kopshte dhe shatërvanë të bukur, shumë ndryshe nga kasollet ku jetojnë shumë nga nënshtetasit e tij.

Perëndimorët që lejohen në Penian shikojnë dyqane të mbushura plot me iPhone të kopjuar, televizorë dhe produkte të tjera luksi, njerëz të buzëqeshur që bëjnë pazar dhe në dukje një stil jetese të rehatshëm.

Dëshmia e saj për rrogën jashtëzakonisht të ulët të të atit kundërshton atë që u thuhet gazetarëve perëndimorë, që rroga minimale në Korenë e Veriut është “disa dollarë në muaj”.

Është një mashtrim, pasi ekonomia e Koresë së Veriut është në vështirësi dhe 50 mijë skllevër në vit eksportohen në Rusi, Kinë, madje edhe Katar, rrogat e të cilëve shkojnë në sistemin komunist fals të vendit.

Koreja e Veriut mendohet të jetë futur në prodhimin dhe trafikimin e drogave, duke eksportuar amfitemina nëpërmjet Kinës dhe përgjatë Azisë e Evropës Lindore, si dhe armë në Iran.

Hee Yeon thotë: “Në kohë tensioni të lartë, në Korenë e Veriut, kur lëshohet një raketë ose kur ka një test, çdo person madhor duhet të flejë më uniformë ushtarake në rast të një beteje të madhe”.

“Im atë flinte me uniformën e tij çdo natë, siç kërkohet nga ligji. Ai nuk fitonte pothuajse asgjë, por merrte gjithë kohës ryshfete për shkak të pozicionit të tij”.
PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (15)

“Ai nuk fliste kurrë për çështje ushtarake. Vetëm një fjalë e vetme e gabuar edhe nëse i thuhej një anëtari të familjes dhe mund të vriteshe. Ushtria është gjithçka atje”.

Ajo gjithashtu tregon sesi paradat e ushtareve femra të Kim janë një mashtrim, si shumë nga shfaqjet e çmendura të regjimit.

Në moshën 19-vjeçare, Hee Yeon u urdhërua të dilte nga klasa dhe të shfaqej në një nga paradat ushtarake të regjimit, e detyruar të ndalonte të studionte për 6 muaj dhe të bënte 12 orë në ditë stërvitje ushtarake.

E gjitha kjo u bë për një aktivitet të vetëm nj Stadiumin e Penianit, gjatë festimeve të 10 tetorit 2010, ditës së themelimit të Partisë së Republikës Popullore Demokratike të Koresë.
PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (16)

Në paradat e femrave marrin pjesë vajza studente dhe ajo ishte një nga ato mijëra, që kreu performancën e marshimit mbresëlënës të sinkronizuar përpara duartrokitjeve të regjimit.

Ajo buzëqesh dhe thotë: “Ishte dërrmuese, por jam e gëzuar që bëmë aq shumë stërvitje”.

“Nuk mund të bënim as edhe gabimin më të vogël se do ndëshkoheshim rëndë”.

E pyetur për varfërinë e Koresë së Veriut, ajo tha: “Nuk e pashë kurrë, deri në momentin që ika dhe bëra atë udhëtimin drejt Kinës. Nuk flitej kurrë në Penian”.

Ajo tregon për lakminë e madhe të Kim, ndërsa populli i tij ka mungesë ushqimi gjatë gjithë vitit. Shumë detyrohen të hanë bar ose lëvore druri.

Ajo thotë se një nga ushqimet e preferuara të Kim është “Supë më Çerdhe Zogjsh”, një ushqim ekzotik shumë i rrallë i importuar nga Kina i bërë nga pështyma e disa zogjve që gjenden në Azi, dhe që kushtojnë deri në 2 mijë sterlina kilja.

PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis (17)
Supa, e cila është përdorur për herë të parë gjatë dinastisë Ming, mendohet të ndihmojnë për një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë, por duhet të konsumohet përditë në mënyrë që të përfitosh nga vetitë e saj.

Hee Yean shton: “Një nga shoqet e mia shkoi të punonte në një nga njëqind shtëpitë e tij në Penian dhe më tha se kjo është ajo që i pëlqen”.

“Dëgjova se atij i pëlqejnë kaviari dhe ushqime te tjera ekzotike, me sa duket të gjitha të importuara”.

Kim dhe regjimi i tij gjithashtu importojnë uski dhe shampanjë luksi, ndërsa imitime të lira shiten në dyqane në Penian për klasën e mesme.

***

Pasi Koloneli Lim vdiq, gjyshja e Hee Yeon, e cila jeton në Japoni, planifikoi arratisjen e familjes.

Tashmë ajo, e ëma dhe vëllai i vogël janë në Seul, të lëshuar së fundmi nga autoritetet e inteligjencës koreano-jugore, ku u mbajtën për 3 muaj.
PROD-NorthSouth-Korea-Border-missile-crisis

Ishte “ekonomia e ryshfeteve” e Koresë së Veriut, që e ndihmoi të shpëtonte, pasi ushtarët e Kim janë aq të varfër sa duhet të pranojnë para nga të arratisurit.

Pasi kontaktuan në fshehtësi një “trafikant”, familja planifikoi arratisjen. Hee Yeon u nis e para në një fugon që drejtohej nga një trafikant i Koresë së Veriut.

Nga Kina ajo kaloi në Laos, dhe më pas në Korenë e Jugut.

Me një çmim prej 5 mijë sterlinash, ajo udhëtoi me makinë për 20 orë në Kinë dhe kujton: “Më pritën në fshehtësi. Udhëtimi nëpërmjet Koresë së Veriut nga Peniani ishte i tmerrshëm. Mendoja se mund të ndalohesh në çdo kohë”.

“Shoferi u jepte ryshfete rojeve gjatë gjithë rrugës drejt Kinës”.

“Nuk jam ndjerë kurrë kaq e lumtur siç u ndjeva teksa dola”. Marrë nga “The Mirror”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY