KANDIDATËT/ Institucionet e Reformës në Drejtësi, nis zgjedhja për KLGJ dhe KLD...

KANDIDATËT/ Institucionet e Reformës në Drejtësi, nis zgjedhja për KLGJ dhe KLD nga radhët e arsimit të lartë

333
0
Shares

Drejtuesit e të gjithë institucioneve të arsimit të lartë janë mbledhur këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, për të zgjedhur përfaqësuesit nga trupa pedagogjike, të cilët do të jenë pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë: Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Edhe në këtë rast, numri i aplikuesve ishte në të njëjtin nivel me atë të kandidaturave që do të paraqiten.
Sokol Sadushi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, tha se, “Ligji kur është bërë, është bërë duke menduar që çdo institucion arsimor të paraqesë nga 3 kandidatura dhe ne sot do të kishim 40 kandidatura, nga ku do duhet të zgjidhnim jo më pak se 6 e jo më shumë se 10. Kemi 7 dhe do të procedojmë pak më shpejt”.
Në listë janë gjithsej 11 kandidatura, ku disa prej tyre kandidojnë në të dyja institucionet.
Por, Sokol Sadushi u shpreh se kjo nuk përbën asnjë problem, pasi është Kuvendi ai që më pas vendos për ta. Detyra e tyre është pikëzimi i kandidaturave dhe dërgimi i tyre për të plotësuar vendet vakante të rezervuara në këto institucione për institucionet e drejtësisë.

Kandidatët

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Tiranë, më 20. 09. 2017

Kandidatët Pedagogë për KLGJ dhe KLP;

1. Sander Beci
2. Oriona Mucollari
3. Ilir Panda
4. Maks Qoku
5. Mirela Bogdani
6. Eneida Sema
7. Eriona Canaj
8. Dariel Sina
9. Gent Ibrahimi
10. Erion Muharremaj
11. Brunela Kullolli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY