Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Elbasan, sekuestrohen 7 automjete, 3 prej tyre të blinduara – Arrestohen në flagrancë 3 persona

19/09/2017
VIDEO/ Elbasan, sekuestrohen 7 automjete, 3 prej tyre të blinduara – Arrestohen në flagrancë 3 persona
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Elbasanit ka dhënë të tjera detaje sot për ngjarjen e mbrëmshme, kur një makinë e blinduar u përplas me një automjet të kësaj Policie.
Ndryshe nga akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Policia e Elbasanit ka “fshehur” emrin e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të kryebashkiakut të këtij qyteti, Qazim Sejdia, si një nga dy autorët e përplasjes mbrëmë të “Audi”-t me një automjet të uniformave blu.
Sipas Policisë së Elbasanit mësohet se në vijim të informacionit të dhënë gjatë ditës së djeshme për ngjarjen e ndodhur në Lagjen “Dyli Haxhire” , ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 040 OJ, mjet luksoz me një vlerë rreth 100.000 Euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.
Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë me targa MB 002 AA . Më pas mjeti që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. Mjeti tip Audi dyshohet se është i blinduar.
Në lidhje me veprimet e mëtejshme të kryera nga ana e Policisë ju informojmë se:
Në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar RENEA dhe FNSH.
Policia ka bërë shoqërimin e disa personave që kanë qenë në ambientet e Tregut Ushqimor.
Nga Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Ledio Zabeli, 26 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë ditës së djeshme, shtetasi i lartpërmendur ishte pasagjer në mjetin tip “Range Rover” me targa AA 040 OJ që drejtohej nga shtetasi Kelmend Xhaferri
Mjeti ishte i dyshuar dhe u ndalua nga Policia me qëllim verifikimin e dokumentacionit në kuadër të zbatimit të plan –operacionit për kontrollin e automjeteve të dyshuara të trafikuara.
Gjatë kontrollit të banesës i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar Cannabis Sativa.
Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Kelmend Xhaferri, 35 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të banesës, të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një pushkë sportive pa leje
Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
Valmir Dedja, 44 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tij, u bë pasi duke qenë me detyrë roje i tregut Agro – Ushqimor, ka kundërshtuar urdhërin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.
Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik kryer në bashkëpunim” “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 236, 242, 302 të Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë identifikimin e drejtuesit të mjetiti tip “Audi” me targa AA 795 EP që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.
Mjeti tip “Audi” dyshohet të jetë I blinduar dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe rezulton në përdorim nga P.Ç.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara, konkretisht:
Mjeti tip “Audi” me targa AA 862 OI në pronësi të shtetases E.Xh
Mjeti tip “Range Rover” me targa AA 040 OJ në pronësi të shtetasit P.Ç
Mjeti tip Golf me targa AA 097 SA në pronësi të shtetasit E.H
Mjeti tip “Toyota” me targa AA 814 GN, i dyshuar i blinduar në pronësi të shtetasit G. N
Mjeti tip “Audi’” A8 i dyshuar i blinduar me targa AA 478 PV në pronësi të shtetasit P.Ç.
Mjeti tip “Audi” A8 i dyshuar i blinduar, me targa AA 795 EP në përdorim nga P.Ç
Mjeti tip “Golf” me targa AA 637 KD, në pronësi të shtetasit A. M.
Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe vijojnë kontrollet për kapjen e drejtuesit të mjetit që goditi mjetin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

24/01/2026
Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

24/01/2026
Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

24/01/2026
Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

24/01/2026
Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.