Shqiptari, rrahje me karrige me policët italianë ne mes të restorantit

Shqiptari, rrahje me karrige me policët italianë ne mes të restorantit

268
0
Shares

Nga Saimir Lleshi

Ai duket si një klient i zakonshëm, duke shkuar për drekë me familjen dhe miqtë në një restorant.

Disa minuta më vonë, gjithçka u shndërrua në rrëmujë dhe të pranishëm ishin edhe shumë fëmijë.

Një shqiptar 32 vjeç, i arratisur prej disa vitesh u arrestua nga agjentët e stacionit policor Montecatini të dielën në një nga restorantet në qendër të qytetit.

Arrestimi i tij u bë pas një urdhër arresti ndërkombëtar për disa vepra penale, përfshirë vjedhjet dhe aktivitetet që lidhen me drogën.

Historia e përpjekjes për ta arrestuar nisi 10 ditë më parë, kur gjatë kontrolleve të policisë të kryera në Valdinievole, shqiptari u ndalua paraprakisht për kontrollin e dokumenteve. Më pas, nisën hetimet intensive për të zbuluar identitetin e tij i karakterizuar si njeri me rrezik të veçantë shoqëror.

Përfundimisht, agjentët e stacionit të policisë së Montecatinit e gjetën atë brenda restorantit. Pa u vënë re, arritën t’i afroheshin duke i kërkuar dokumentet.

Ai ka refuzuar vazhdimisht, e më pas është nervozuar duke goditur agjentët e policisë e duke kërkuar rrugëdalje.

Policët nuk u dorëzuan dhe ai i irrituar hedh karrige mbi to. Dreka normale në restorant u kthye në tmerr për të pranishmit, të cilët kanë dëshmuar një skenë të ngjashme me ato të filmave aksion të viteve ’70.

Në fund, policia e prangosi shqiptarin, megjithëse dy agjentë policie morën plagë të vogla dhe përfunduan në urgjenci pranë spitalit në Pescia.

Shqiptari ka mohuar vazhdimisht identitetin e tij edhe në stacionin policor, por hetimet të bazuara edhe në prova shkencore kanë zbuluar emrin e tij dhe emrat e tjera të përdorur për bizneset e veta kriminale.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bë i ditur, u transferua në burgun e Santa Caterina të Brana në Pistoia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY