Diga në Vjosë, gjermanët japin alarmin: Po kërcënohet një parajsë!

Diga në Vjosë, gjermanët japin alarmin: Po kërcënohet një parajsë!

139
0
Shares

E përjavshmja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull Luginës së Vjosës, në Shqipëri, në të cilën pritet të nderohet një dige të re.
Në shkrimin me titull “Mrekullia e fundit blu e Evropës”, “Der Spiegel” shkruan se në Shqipëri po luftohet për ndërtimin e digave të reja, duke shtuar se lumenjtë e fundit të mbetur në Evropë janë të rrezikuar.
Duke e cilësuar Luginën e Vjosës si një parajsë, e përjavshmja gjermane shkruan se kjo mrekulli jugore shqiptare është nën kërcënim, pasi aty do të ndërtohet së shpejti një digë.
Sipas gazetarëve gjermanë, kjo do të shkatërronte habitetin natyror të peshkut të lumit dhe shumë lloje të tjera kafshësh dhe bimësh do të zhdukeshin. Për më tepër, thuhet në artikull, fermerët e fshatit afër do të humbnin jetën e tyre, pasi kullotat dhe fushat do të mbuloheshin nga uji.
Më tej, revista gjermane flet për integrimin e Shqipërinë në Bashkimin Evropian, duke shtuar se si vend kandidat duhet të respektojë rregullat e bllokut për mos cenimin e habitateve që mbrohen nga BE nën Rrjetin Natyra 2000.
Gjithashtu, në shkrim citohet dhe profesori i Zoologjisë në Universitetin e Vjenës, Friedrich Schiemer, i cili thotë se “Vjosa është si një dhuratë nga Zoti, ku studiuesit mund të vëzhgojnë përbërjen e një lumi të egër, e pamundur kjo të bëhet në vende tjera të Evropës”.
Në shkrimin kushtuar Luginës së Vjosës flitet dhe për korrupsionin në Shqipëri, ku gjermanët e cilësojnë vendin tonë një vend të korruptuar, ku me ryshfete mund të zgjidhen shumë probleme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY