Nipi i Prek Calit: Veç serbi mund ta shembte kullën e gjyshit...

Nipi i Prek Calit: Veç serbi mund ta shembte kullën e gjyshit por se e bëjnë shqiptarët…

106
0
Shares

“Nuk më ka shkuar mendja kurrë se ka shqiptar që e shemb kullën e vjetër të gjyshit tim. Veç nëse janë çetnikët e Serbisë të një kohe më parë, por se e bëjnë shqiptarët, s’do e kisha besuar kurrë”.
Kështu deklaroi për “Gazeta Shqiptare”, nipi i Prek Calit, Ndue Dreshaj, pas shembjes së kullës së vjetër të gjyshit të tij në Vermosh të Malësisë së Madhe.
Plaku 90-vjeçar Dreshaj tregon se shtëpia është lënë në harresë dhe më pas është prishur vetvetiu dhe se tani e ndihmuan dhe e prishën krejt.
Ndue Dreshaj është djali i Ages.
Kjo e fundit është vajza e vetme e Prek Calit. 90-vjeçari shprehet më tej për gazetën se nuk është Bashkia Malësi e Madhe, ajo që ka shembur kullën historike të gjyshit të tij, ndërsa nuk bën akuza për persona të tjerë që kanë gisht në këtë gjë, apo të japë emra se kush mund të jenë autorët e shembjes së kullës.
Plaku 90-vjeçar sqaron se Prek Cali ka qenë i fshehur kur në janar të 1945 në Kelmend janë vrarë 36 partizanë dhe se nuk është gjyshi i tij, ai që i ka vrarë siç akuzohet.
“Prek Cali është një hero për Shqipërinë, që luftoi për kufijtë shqiptarë, për t’i mbrojtur. Kam qenë 16 vjeç kur e kanë vrarë gjyshin tim. E mbaj mend. Kishte dëshirë të përzinte shkijet (serbët) dhe të zgjeronte sa më shumë dhe të mbronte kufijtë e Shqipërisë. Prek Cali nuk ka vrarë asnjë partizan dhe askënd tjetër. E mbajtën të lidhur për disa ditë në Shkodër në burg dhe më pas e mbyti Beqir Balluku dhe Mehmet Shehu me shokët e tyre komunistë. T’i dorëzohej Prek Cali Enver Hoxhës nuk e di nëse do e mbyste apo jo Enveri, sepse Prek Cali ka qenë në burg me Enver Hoxhën. Kur i doli gjyshit tim lirimi, ai tha ‘jo, nuk largohem pa u liruar edhe Enver Hoxha, kanë qenë në një burg jashtë Shqipërisë’. U lëshua edhe Enver Hoxha pas kësaj kërkese të gjyshit tim. Kur janë vrarë partizanët, gjyshi im ka qenë në Vermosh, në shpellë i fshehur. Është fshehur, se ndryshe do e vrisnin partizanët. Enver Hoxha e tradhtoi idealin e Prek Calit, ndërsa gjyshin tim e pushkatuan pa shkuar fare në gjyq. Enver Hoxha ka shkruar edhe libra për Prek Calin. Prek Cali u ka thënë malësorëve që të mos vritet askush dhe të mos bëhen luftëra mes shqiptarëve. Gjyshit i erdhën me flori pafund serbët për ta shitur tokën e bjeshkëve të Vermoshit, por këtë nuk e pranoi asnjëherë Po të kem unë mundësi edhe 100-katëshe e bëj, por po të bëhet e re gjithsesi e humb vlerën e kullës së vjetër. Shteti po të kishte dashur, do e kishte rikonstruktuar, por nuk e di pse nuk e kanë bërë.
Disa herë kam kërkuar që kulla e gjyshit tim të rindërtohej për të mos humbur vlerat, por s’e ka bërë kush këtë gjë. Shembja është një vrasje e dytë për Prek Calin. Asgjë nuk do të ndodhë më aty pa ardhur njëherë dhe pa folur me ne. Duhet që të diskutojnë me ne, të na marrin leje, të biem dakord dhe më pas të shohim se çfarë bëhet. Ndryshe nuk do të lejojmë asnjë lloj ndërtimi”, thekson nipi Prek Calit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY